Shtrenjtohet buka dhe brumërat. Mesatarisht, një bukë do të shtrenjtohet për rreth dy deri në tre denarë, thotë për Alsat Goran Malishiq, kryetar i grupit të industrisë së mullisëve dhe furrtarëve. Ky vendim për rritjen e çmimit arsyetohet me faktin se 40% është shtrenjtuar mielli që përdoret në industri. Këtë vit, të korrat e grurit nuk kanë qenë të mira, ndërsa rendimenti ka qenë katastrofal. Mullisët thonë se tani është e nevojshme të importohet grurë me cilësi më të mirë nga Serbia.
“Lëndët e para të papërpunuara për prodhimin e bukës dhe brumërave janë rritur, në vitin e fundit siç e dini është rritur edhe çmimi i naftës. Furrtarët përballen edhe me probleme të tjera, mungojnë punëtorë. Gjithnjë e më pak punëtorë dëshirojnë të punojnë në furrë dhe normalisht u janë rritur pagat. Kjo rritje nga industria e mullisëve dhe furrtarëve do të ishte nga 10 deri në 20 për qind për të mbuluar humbjet që i kemi – tha Goran Malishiq, kryetar i shoqatës së mullisëve dhe furrtarëve pranë LOM-së.
Nga Ministria e Bujqësisë thonë se nuk kanë qenë të informuar me kohë nga ana e industrisë së mullisëve dhe furrtarëve për rritjen e çmimit të bukës.
“Ne si ministri do ta monitorojmë situatën dhe nëse vjen deri tek rritja e madhe e çmimeve që do të ndikonte në rritjen e standardit të jetesës, ka mundësi të ndërhyjmë përmes Agjencisë së Rezervave të Mallrave, e cila në vazhdën e të korrave bëri një prokurim publik prej 13 mijë ton grurë”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.
Eksporti i miellit në Kosovë është rritur minimalisht, por kjo nuk është arsyeja kryesore për rritjen e çmimit të produktit final pohojnë nga shoqata e mullisëve dhe furrtarëve. Ky korrigjim i çmimit të bukës dhe brumërave vjen pas një pushimi prej më pak se dhjetë vjet. Pritjet janë që këtë rritje do ta ndjejnë më shumë familjet shumë-anëtarëshe të varfra që nga buxheti mujor familjar shpenzon më shumë para për furnizimin e bukës./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!