Në vend të “Numri i letërnjoftimit” shkruan “Numri i letërnjoftim”. Ky është gabimi i dytë i hasur në letërnjoftim,e pas atij që një ditë më parë u publikua në Alsat-M, ku në vend të “Nënshkrimi” është e shkruar “Nëshkrimi”.

Nga MPB-ja përsërisin sqarimin e një dite më parë se bëhet fjalë për gabim teknik dhe paralajmëruan sanksione për personat përgjegjës, në këtë rast përkthyesin ose kompaninë gjermane që bën shtypjen e formularëve. /Telegrafi/