LAJMI I FUNDIT:

Shtohet vdekshmëria në vendin e punës në Maqedoni

Shtohet vdekshmëria në vendin e punës në Maqedoni

Të dhënat nga raporti vjetor i Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës tregojnë se në Maqedoni kanë ndodhur 158 fatkeqësi në punë dhe se shkalla e rasteve të vdekjes paraqet 3,22 dhe është shtuar në krahasim me vitin 2016 kur paraqiste 2,62.

Në krahasim me Britaninë e Madhe, ku shkalla paraqet vetëm 0,5, Maqedoni ka shkallë mjaft të lartë të fatkeqësive fatale gjatë punës.

është interesante edhe ajo që në 70 prë qind të qyteteve në Maqedoni vitin e kalaur ndodhën fatkeqësi në punë, ndërsa më së shumti prej tyre në Shkup pas çka pasojnë Shtipi dhe Kumanova. Në këto tre qytete janë evidentuar edhe numri më i madh i fatkeqësive me pasoja të vdekjes.


Më së shumti në vendin e punës lëndohen të punësuarit në moshë prej 25 deri 34 vjeç, përderisa personat prej 45 deri 54 vjeç janë ata të cilët më shpesh humbin jetën gjatë punës.

Sipas të dhënave nga raporti, ende , burrat më shumë pësojnë në vendin e punës, por është rritur edhe numri i grave të cilat në vitin 2017 e humbën jetën në punë. Kështu, vitin e kalaur pesë gra e humbën jetën në punë në krahasim me vitin 2016 kur është evidentuar një rast i këtillë.

E hëna dhe e enjta ceken si ditët kur kanë ndodhur numri më i madh i fatkeqësive dhe lëndimeve në vendin e punës, ndërsa prilli është muaji me numër më të madh të fatkeqësive, prëderisa në tetor kanë ndodhur më së shumti fatkeqësi me pasoja të vdekjes./koha.mk/