LAJMI I FUNDIT:

Shtohet fluksi i arritjes së mërgimtarëve në Kosovë, rriten kolonat në vendkalimet kufitare

Shtohet fluksi i arritjes së mërgimtarëve në Kosovë, rriten kolonat në vendkalimet kufitare
Foto: Ilustrim

Rritja e fluksit të bashkatdhetarëve që kanë mësyrë Kosovën për pushime, ka rritur edhe pritjet në vendkalimet kufitare të shtetit tonë me vendet fqinje.

Kolona të automjeteve të bashkatdhetarëve, që po vijnë nga shtetet e Evropës Perëndimore, janë krijuar në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orës 19:37, pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimin kufitar te Dheu I Bradhë, ku për te hyrë në Kosovë, pritet deri në 80 minuta, kurse kolona e automjeteve është deri në 350 metra, raporton Telegrafi.


Kolonë automjetesh deri në 200 metra është krijuar edhe në anën serbe të kufirit në vendkalimi kufitar në Merdar, ku po pritet deri në 60 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa, Muçibabë dhe Jarninje po pritet prej 30 deri në 20 minuta, për të kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë.

Pritje prej 10 deri në 15 minuta janë regjistruar dhe në dy vendkalimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në Hanin e Elezit dhe Vërmicë.

Edhe sot një numër i madh i mërgimtarëve ka arritur për pushime në Kosovë përmes linjës ajrore, prandaj edhe është shtuar fluksi i aterrimeve në Aeroportin e  Prishtinës.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori