LAJMI I FUNDIT:

Shtirje në ndryshimin klimatik

Shtirje në ndryshimin klimatik

Bjorn Lomborg

Nëpër botë, edhe më shumë vende dhe rajone po premtojnë të ndalojnë çlirimin e dioksidit të karbonit në të ardhmen e afërt. Bashkimi Evropian po fiton lëvdata nga aktivistët e gjelbër për synimin e të qenët “neutral me karbonin” deri në vitin 2050. Qytetet nga Adelaide në Boston e Rio de Zhaniero po lajmërojnë synime të ngjashme, ku Kopenhageni thotë se do të mbërrijë atje në vitin 2025.

Të tilla premtime duhet të merren me një dozë skepticizmi. Kopenhageni, për shembull, me gjasa do të dalë huq, edhe pse ka shpenzuar dyfishin e kostos së planifikuar për të qenë neutral me karbonin. Në fakt, mund të mësojmë shumë rreth boshllëkut të këtyre premtimeve – dhe si qeveritë joshin me shifrat e çlirimit të karbonit – duke shfrytëzuar historinë pak të ditur të një nga vendeve të para që ia doli të kishte zero çlirime gazesh në atmosferë.


Kjo ishte Zelanda e Re. Në vitin 2007, një vit para se të linte postin, kryeministrja e atëhershme Helen Clark shpalli synimin për t’u bërë neutrale me karbonin në vitin 2020. Kombet e Bashkuara e lavdëruan shpejt si “Kampione të Tokës”. Por ulja e karbonit nuk është aq e thjeshtë sa fitimi i vëmendjes.

Statistikat e fundit zyrtare tregojnë se çlirimet totale të Zelandës së Re në fakt do të jenë më të larta në 2020 sesa kur Clark shpalli synimin e saj. Dhe ka pasur një trend në rritje të çlirimeve të gazeve që nga 1990, që vetë qeveria e pranon. Megjithatë administratat pasive kanë trumbetuar vazhdimisht për sukses klimatik, duke u mbështetur në vlerësimet e autoriteteve që mund të quhen si “përllogaritje kreative”.

Nën protokollin e Kiotos të vitit 1997, Zelanda e Re premtoi të pakësonte çlirimet në nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2008-12. Megjithëse më pak ambicioz sesa vizioni i Clark një dekadë më pas, angazhimi i Kiotos ende përmbante një ulje të konsiderueshme thuajse 13 për qind.

Por pakësimi i çlirimeve është i vështirë, sepse i lë vendet më keq. Çlirimet janë kryesisht nënprodukte të prodhimit dhe ulja e tyre nënkupton kosto më të larta. Kështu viti 2008 dhe 2012 mbërriti dhe çlirimet e Zelandës së Re në fakt u rritën me më shumë se 20 për qind që nga 1990. Pavarësisht kësaj, ministri i ndryshimit klimatik të vendit shpalli, “Zelanda e Re e përmbush objektivin klimatik të Kiotos.”

Si? Nga 1990-2002, plantacionet pyjore private të Zelandës së Re u rritën me më shumë se 5600 kilometër katrorë. Megjithëse jo të planifikuara për qëllime klimatike, këto pemë e thithin dioksidin e karbonit. Zelanda e Re me sukses negocioi për ta përfshirë këtë ulje të çlirimit të gazit në shifrat e përgjithshme, duke balancuar ngushtësisht rritjen aktuale. Për hir të sigurisë, vendi gjithashtu bleu shumë kredite të huaja, përfshirë disa mjaft polemike nga Rusia dhe Ukraina.

Por pyjet në rritje gjithashtu pakësuan çlirimet e gazeve në Zelandën e Re në krahasim me vitin 1990. Nëse ne – më ndershmërisht – përfshijmë ndikimin e pyjeve dhe përdorimin e tokës në periudhën nga 1990 deri në 2008-12, çlirimet neto të vendit gjatë kësaj periudhe në fakt u rritën edhe më shumë, në 38 për qind.

Aktualisht, Zelanda e Re po premton të ulë çlirimet e veta në 5 për qind poshtë niveleve të 1990 deri në 2020, afërsisht 95 për qind larg premtimit të Clark. Çlirimet reale në 2020 do të jenë në fakt më shumë se 23 për qind mbi nivelet e vitit 1990. Por duke vazhduar të përfshijmë efektin e pyjeve dhe mjete të tjera nga marrëveshja e Kiotos, qeveria po parashikon se do ta arrijë synimin e vet.

Kjo në thotë dy gjëra. Së pari, kur bëhet fjalë për ndryshim klimatik, gjëja më e rëndësishme është të dukesh sikur po bën diçka. Vendet që ia dalin me këtë mund t’ia hedhin me përkuljen e të dhënave.

Marrëveshja klimatik e Parisit në 2015 është një shembull i mirë i kësaj. Vendet bënë një angazhim gjigant për të mbajtur rritjen globale të temperaturave nën 2 gradë Celsius të nivelit para-industrial, por premtimet e tyre përkthehen në më pak se 1 për qind të asaj që është e nevojshme. Analiza të reja tregojnë se vetëm 17 vende – përfshirë Algjerinë dhe Samoan – po i arrijnë angazhimet e tyre, në shumicën e rasteve sepse premtuan shumë pak.

Leksioni i dytë është që për shkak se uljet e ndershme dhe të ndjeshme të karbonit janë të vështira, arritja e neutralitetit të karbonit së shpejti është një ambicie boshe për thuajse çdo vend.

Po t’i heqim ‘kostumet statistikore’ Zelanda e Re do të ishte 123 për qind mbi vizionin e Clark për zero çlirime në vitin 2020. Kryeministrja aktuale Jacinda Ardern tani premton ta arrijë neutralitetin e karbonit deri në 2050. Kjo do të thotë tri dekada më pas – por as kjo nuk do të ndodhë atëherë.

Një raport i komisionuar nga qeveria te Instituti i nderuar për Kërkime Ekonomike i Zelandës së Re (NZIER) tregon se vetëm pakësimi i çlirimeve në 50 për qind të niveleve të vitit 1990 në vitin 2050 do të kushtojë 19.2 miliardë dollarë në vit deri në 2050. Për një vend si Zelanda e Re, me një popullatë të përmasave të Irlandës apo Kosta Rikës, kjo është shifër e madhe, afërisht sa shpenzon qeveria tani për sistemin e edukimit dhe kujdesin shëndetësor.

Dhe kjo është veçse kostoja e gjysmës së shënjestrës për neutralitet karboni. Sipas raportit NZIER, arritja e synimit do të kushtonte rreth 40 miliardë dollarë në vit ose 16 për qind e PBB-së së projektuar deri në vitin 2050. Kjo është më shumë se buxheti kombëtar i vitit të shkuar për sigurinë sociale, mirëqenien, arsimin, shëndetin, policinë, gjykatat, mbrojtjen, mjedisin dhe çdo pjesë tjetër qeveritare të marrë së bashku. Raporti thotë se australianët duhet të pranojnë një taksë karboni prej 1500 dollarësh të Zelandës – e barasvlefshme me një taksë karburanti prej 3.50 dollarë të Zelandës për litër.

Vendet e tjera që synojnë neutralitet karboni përballen me kosto të tilla marramendëse. Modelet kryesore ekonomike vlerësojnë se plani i BE për të pakësuar çlirimet me “vetëm” 80 për qind në vitin 2050 tregon kosto mesatare të 1.4 trilionë dollarë në vit. Dhe premtimi i Meksikës për të ulur çlirimet me vetëm 50 për qind në 2050 me gjasa do t’i kushtojë sa 7-15 për qind e PBB. Aktivistët klimatikë mund të gëzohen sot, por këto politika do të braktisen kur votuesit të fillojnë të ndjejnë dhimbjen.

Duhet të largohemi nga një qasje e ndryshimit klimatik që mbështetet te dhënia e premtimeve të pamundura për t’u mbajtur mbi neutralitetin e karbonit. Në vend të detyrimit për të shtrirë energjinë e gjelbër aktualisht joefikase, qeveritë duhet të investojnë më shumë në kërkime dhe zhvillime për ta bërë atë më të lirë në të ardhmen. Premtimet që na bëjnë të ndihemi mirë janë politikë e lehtë, por në fakt nuk e ndihmojnë planetin. /Project Syndicate/BIRN/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Kalo në kategori