Rezultatet laboratorike të ''Ambikon'' pranë Universitetit Goce Dellçev tregojnë që Shtipi është qyteti më pak i ndotur në Maqedoni.

Stacioni matës është vendosur në ndërtesën komunale të Shtipit. Dejan Mirakovski, udhëheqës i laboratorit thotë se vetëm një herë gjatë muajit është tejkaluar niveli kritik i ndotjes, por është rregulluar falë ndihmës së erës.


Sipas tij, era ndihmon shumë në uljen e ndotjes së ajrit në rajonin lindor të Maqedonisë./Telegrafi/