LAJMI I FUNDIT:

“Shteti të mos përzihet në punën e mediave”

“Shteti të mos përzihet në punën e mediave”

Në Maqedoni ekziston rregullim i stërmadh i mediave private radiodifuzive, shteti përzihet tepër në krijimin e programit të tyre, që pasqyrohet negativisht në lirinë redaktuese dhe cilësinë e programit, por edhe në gjendjen financiare të mediave.

Këto janë konkluzionvet nga vlerësimi i efekteve nga zbatimi i ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale mbi lirinë redaktuese mediale, të cilat u prezantuan sot nga Instituti për Shkenca Shoqërore dhe Humanitare (ISHSHH) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani theksoi se rekomandim unanim është se shteti në përgjithësi nuk duhet të përzihet në krijimin e skemës programore të mediave private. Për programin, shtoi ai, vendosin tregjet, shija e konsumatorëve, e jo politikanët.


Katerina Kollozova theksoi se Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare nga viti 2014 merret me temën e shtetit të robëruar dhe analizën e mekanizmave të saj, e në këtë kuptim është edhe analiza e këtij Ligji.

Selmani e aktualizoi çështjen për ndryshimet e Ligjit, duke kritikuar se Qeveria me nenin 61 dëshiron që të ketë monopol të së vërtetës.

Lidhur me reagimin pozitiv të ministrit Robert Popovski se është i gatshëm ta tërheq nenin 61, Selmani shprehu kujdes.

“Nëse kam mësuar diçka në shtatë vitet e kaluara është se duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me premtimet e politikanëve”, thotë Selmani.

Ai shtoi se SHGM përballet me vështirësi gjatë përpjekjes që ta sqarojë këtë situatë.

Konkluzioni nga hulumtimi është se Agjencia për Shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuele është profesioniste dhe e paanshme, por problemi është se i është dhënë ligji i gabuar.

Problemi është pjesa politike e punës së Agjencisë, respektivisht drejtori në të pushtet absolut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori