Me një kërkim të vogël në internet mund t’i gjesh të gjitha të dhënat personale të Abaz Rexhës. Madje me pak shkathtësi mund të hapësh edhe biznes në emër të tij, të kontrollosh bilancin tatimor, e llogarinë në fondin e kursimeve personale.
Abazi është vetëm një qytetar i zakonshëm të cilit Administrata Tatimore të Kosovës, ia ka publikuar numrin personal në listën e qytetarëve për faljen e borxheve, shkruan Gazeta Fjala.
Janë me dhjetëra mundësi që vetëm me numër personal të një qytetari gjithkush mund të qaset në të dhëna të ndryshme.
E në këtë rast bëhet fjalë për dhjetëra mijëra qytetarë, të cilëve u janë ekspozuar numrat e identitetit në internet.
Kjo sipas Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është shkelje ligji dhe institucioni mund të ndëshkohet deri në 10 mijë euro për vënien në rrezik të të dhënave të qytetarëve.
Njëjtë edhe Ministria e Bujqësisë, kur ka publikuar listën e fermerëve përfitues të subvencioneve ka ekspozuar numrat personal të të gjithëve një nga një.
Aty mund të shihet se një qytetare nga Ferizaj, përveç që ka përfituar 1,065 euro subvencion nga ky institucion ka edhe disa llogari tjera lehtë të qasshme me numrin e ID-së së publikuar.
Lehtë të qasshëm duket të jenë edhe qytetarët, të cilëve u janë falur borxhet nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Në përgjigjet që Gazeta Fjala, ka marrë nga ASHMD, thuhet se publikimi i numrit personal të qytetarëve, si në rastin e ATK-së, është në kundërshtim me Udhëzimin administrativ që rregullon çështjen e listave të personave që mund të përfitojnë nga falja e borxheve.
Sipas ASHMD-së, neni 4 i UA rregullon çështjen e listave të personave që mund të përfitojnë nga falja e borxheve, konkretisht sipas Agjencisë, paragrafi 2 i këtij neni parasheh që lista duhet të përmbaj shumën e borxhit bazë, ndëshkimet, gjobat, interesin dhe obligimet tjera.
Ndërsa gjithmonë duke iu referuar përgjigjeve të Agjencisë, edhe në listë duhet të renditen në mënyrë alfabetike, veçmas personat fizikë dhe juridik, e që kjo nënkupton që se UA parasheh publikimin e emrit, mbiemrit dhe të dhënave tjera.
“Publikimi i numrit personal të qytetarit është në kundërshtim me U.A. të lartpërmendur, i cili është akt derivativ i Ligjit për Faljen e Borxheve Publike”, thuhet në përgjigjet që ASHMD, ka dhënë për Gazetën Fjala.
E në anën tjetër për ATK-në, është krejt në rregull publikimi i të dhënave personale të qytetarëve.
Valentina Bytyqi, zyrtare për informim në ATK, thotë se të gjitha të dhënat e personave juridik dhe fizik, mund të publikohen pa ndonjë pengesë, duke përfshirë këtu emrin tregtar, të kompanisë, e borxhin bazë.
“Sa i përket listave te personave juridik me te gjitha te dhënat e kërkuara sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ, ato mund te publikohen pa ndonjë pengese( pra emri tregtar, emri i kompanisë, nrf, borxhi baze, ndëshkimet, gjobat, interesin dhe obligimet tjera që kanë mundur të rrjedhin nga mos pagesa me kohë e borxhit bazë)”, shpjegon Valentina Byqyqi, zyrtare për informim në ATK.
Pavarësisht se në përgjigjet e ATK-së thuhet se është dashur të shtrohet kujdes, në listat e personave fizik, ku tatimpaguesi është qytetar, një kujdes i tillë nuk shihet se është treguar.
“Vetëm tek listat e personave fizik ku tatimpaguesi është qytetar pa pasur ndonjë biznes te regjistruar, është sugjeruar qe duhet pasur kujdes qe ne listat e publikuara tani per tani per këtë kategori te figuroje vetëm emri dhe mbiemri i tyre si dhe numri fiskal apo numri identifikues, kurse pjesa e shumave te borxheve te jete e paplotësuar”.
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, thotë se lehtë të dhënat personale, mund të keqpërdoren nga palët e treta.
“Meqë ekzistojnë forma tjera (si p.sh. kodifikimi, pseudonimizimi etj.,) përmes të cilave mund të arrihet qëllimi i synuar, publikimi i numrave personalë nuk rekomandohet të bëhet publik pa marrë pëlqimin paraprak të subjektit të të dhënave (palës që i publikohet ky numër), pasi që lehtë mund të vijë deri te keqpërdorimi i tij nga palë të treta dhe të vijë deri te shkaktimi i dëmeve të pariparueshme për subjektin e të dhënave”
Gazeta Fjala, ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të kuptuar se mbi çfarë baze janë publikuar të dhënat personale të qytetarëve, në listën e fermerëve përfitues.
MBPZHR, tregon se prej vitit 2013 është duke publikuar listat në mënyrën e njëjtë, e deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë për këtë punë.
“Vlen të theksohet së publikimi i këtyre listave në ueb faqe të AZHB-së dhe MBPZHR-së bëhet që nga viti 2013, dhe deri më tani asnjë ankesë nuk e kemi rreth këtyre listave që përafërsisht janë rreth 40.000 fermerë në vit”, thuhet në përgjigjen e MBPZHR-së, dhënë për Gazetën Fjala.
Ndërsa publikimin e të dhënave personale, Ministria thotë se e bën për hir të transparencës me qytetarë, pasi ata marrin fonde nga taksapaguesit e shtetit.
“Përveç të ofrimit të informacioneve për publikun se kush ka përfituar subvencione nga taksapaguesit e Kosovës, duke përdor numrat identifikues/personal është mundësuar largimi i dyshimit për gabimet e mundshme në listat e përfituesve (për shkak të numrit të madh të fermerëve, shpesh kemi të bëjmë me emër, mbiemër, fshat dhe komunë të njëjtë)”
Gjoba nga 4 mijë deri në 10 mijë euro
Për shkeljet e tilla, Agjencia për Mbrojtjen e Të Dhënave, tregon se gjobat sillen nga 4 mijë deri në 10 mijë euro.
Mirëpo, ende nuk kanë marrë ndonjë shqiptim gjobe, pasi sipas tyre, këto procedura dërgohen në Gjykatën Themelore, bazuar në të dhënat argumentuese të paraqitura nga pala paditëse.
“Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dispozitat ndëshkuese për përpunimin e kundërligjshëm të të dhënave personale fillojnë nga 4000 euro deri 10.000 euro. Megjithëkëtë, Agjencisë ende nuk i është dhënë mekanizmi i shqiptimit të drejtpërdrejtë të gjobave ndaj subjekteve kontrolluese (në këtë rast personit juridik ATK apo MBPZHR), kështu që, këto procedura, sipas praktikës dërgohen në gjykatën themelore, e cila, bazuar në të dhënat argumentuese të paraqitura nga pala paditëse, merr vendim për një vlerë të caktuar ndëshkuese brenda kufijve tariforë të lartpërmendur” /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos