Izraeli po punon në një projekt ambicioz sepse në mes të shkretëtirës do të ndërtojë një vendbanim modern.
Pasi që Tel Avivi është “motori” i Izraelit, një lloj i “Silicon Valley” në Detin Mesdhe, të gjitha rrugët qojnë në atë qytet, transmeton Telegrafi.
Në këtë rajon janë të koncentruara kompani të shumta teknologjike të vendit, dhe një pjesë e madhe e fuqisë “cilësore” punëtore.
Afro 90 për qind e investimeve në ekonomi dhe shkencë shkojnë në këtë pjesë të vendit. Cilësia e jetës është e lartë, megjithatë, qiraja dhe harxhimet e tjera dita ditës po rriten dhe çdo herë e më pak mund t’ia dalin për të bërë një jetë “komode” në Tel Aviv.
E zgjidhje kësaj çështje do të mund t’i jepte vizioni “Izraeli 2040-vendi i së ardhmes”, ku në 20 vitet e ardhshme, me përpjekje të mëdha të tërë vendit, parashihet që shkretëtira Negeve dhe Galile të bëhen zona të banuara – madje me 1.5 milion njerëz.
Në plan është ndërtimi i vendbanimeve të gjelbëruara me një standard të lartë jetësor, ku do të përdoret teknologjia më e avancuar që siguron hapjen e qindra mijëra vendeve të punës me paga tejet të larta, themelimin e enteve të klasit të parë shkencor dhe arsimor dhe ndërtimin e një infrastrukture moderne: spitale, parqe dhe pyje, e të gjitha këto në vendin që sot është i zbrazët, një tokë jopjellore apo më mirë thënë shkretëtirë.
Në këtë mënyrë do të “lirohet” zona e mbipopulluar dhe e shtrenjtë e rajonit të Tel Avivit, derisa zonat më pak të zhvilluara dhe relativisht të varfra ku përqindja e industrializimit është e ulët, do të ketë përparim të madh.
Pas këtij projekti qëndron “Fondi Kombëtar Hebrenj” – Keren Kajemet Lesrael (JNF-KKL) – organizata më e vjetër joqeveritare në Izrael që merret ekskluzivisht me problemet ekologjike dhe infrastrukturë.
Më konkretisht, planifikohet zhvendosja e rreth 500 mijë izraelitëve në Galile dhe rreth një milion tjerë në shkretëtirën Negev. Në qendrat e reja industriale do të ketë 750 start-up kompani, 25 institute kërkimore dhe zhvillim për 150 kompani tjera të suksesshme nga ky vendi por edhe nga jashtë, që do të punësojnë 180 mijë persona të kualifikuar në profile të ndryshme.
Planet janë reale, duke marrë parasysh se ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha nga e mbarë botë prej vitesh po ia mësyjnë Izraelit për të përfituar nga përvoja dhe dija e Izraelit në fushën e IT-së.
Qendrat e reja industriale dhe shkencore do të sigurojnë hapjen e rreth 300 mijë vendeve tjera të punës, për shembull, në shkolla, spitale, ndërmarrje që ofrojnë shërbime tregtare me pakicë, do të thotë, të gjitha këto bashkë – rreth gjysmë milioni vende të reja pune.
Projekti “Izraeli 2040” aktualisht është na fazën e planifikimit, kurse do të financohet nga fushata globale për mbledhjen e donacioneve që do t’i fillojë JNF-KKL, nga subvencionet shtetërore dhe investimet private. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova