Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur sot një delegacion të kryesuar nga HelgeTolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë, që shoqërohej nga Anja Meyer nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Energjetike dhe zëvendës ambasadori Gjerman në Kosovë, Jan Axel Voss.
Ministri Hasani përmendi prioritetet e ministrisë që drejton, në veçanti harmonizimin e legjislacionit të plotë me MSA-në, përmbushjet e obligimeve që derivojnë nga MSA, jetësimin e ligjit për Investime Strategjike dhe prioritetet e Kosovës në CEFTA.
Ai tha se orientimi i politikave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të jetë në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ta rrisin kapacitetin e prodhimit dhe eksportin.
“Ne prej marrjen së mandatit, që po bëhen gati 6 muaj, jemi munduar që sa i përket legjislacionit, t’i shtyjmë disa ligje që nuk kanë qenë në harmoni të plotë me MSA-në. Kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe janë diku dhjetë ligje që janë proceduar në qeveri. Ne politikat tona i kemi orientuar në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe promovimin e investimeve. Te përkrahja e ndërmarrjeve të vogla, jemi tëorientuar shumë në përmirësimin e konformitetit të produkteve, përkrahjen e bizneseve për t’i rritur kapacitetet e prodhimit, që nëpërmjet kësaj synojmë ta rrisim edhe eksportin, te hapim vende te reja te punës dhe te fokusohemi ne zhvillimin ekonomik te Republikës sonë”, tha Hasani.
Gjithashtu ai përmendi edhe aplikuesin e parë për ta marr statusin e Investitorit Strategjik, që është një kompani me kapital gjermano-kosovar dhe që do t’i investojë 130 milionë euro në energji solare.
Ministri Hasani tregoi edhe për raportin e të bërit biznes që Kosova është renditur në vendin e 40.
“Jemi duke hartuar politika tëturizmit, forcimine mbrojtjes së të drejtave të pronësisë, infrastrukturën e cilësisë në përgjithësi, dhe krijimin e ambientit të bërit biznes, që Kosova është renditur mjaft mirë vitin e kaluar në vendin e 40 në të bërit biznes, sipas raportit të Bankës Botërore. Po presim që gjatë këtij viti të kemi progres prapë, me miratimin e Ligjit për Shoqëri Tregtare. I kemi dhënë mbështetje shumë fondit për garanci kreditore. Mbështetës i këtij fondi është edhe Banka Gjermane për Zhvillim dhe Rindërtim”, tha Hasani.
Helge Tolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë tha se Ballkani Perëndimor është në vazhdimësi prioritet për shtetin gjerman.
“Ballkani Perëndimor do të jetë në vazhdimësi një pikë e rëndësishme e politikës së jashtme gjermane. Lajm i mirë është që prej pavarësisë së Kosovës kemi dyfishuar këmbimin tregtar bilateral, dhe Kosova ka një potencial të madh që mund të shfrytëzohet”, tha Tolksdorf.
Tolksdorf e përgëzoi dhe inkurajoi ministrin Hasani për harmonizimin e legjislacionit me BE dhe përmbushjet e kritereve nga MSA-ja.
Ai po ashtu i dha garanci ministrin Hasani që shteti gjerman do të jetë partner i fuqishëm i Kosovës në zhvillimin e politikave ekonomike dhe ofrojë mbështetjeje për ekspertë në fushat që ka nevojë MTI-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës