LAJMI I FUNDIT:

Shteti dhe faktorët shumëdimensional që nxitin dhunën tek fëmijët

Parandalimi i krimit tek fëmijët duhet të jetë një problem serioz për shtetin dhe shoqërinë, e cila duhet të jetë pjesë integrale e politikave shtetërore. Dihet mirëfilli se në shumë vende të botës shohim dhe dëgjojmë për forma të ndryshme që nxitin ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve, ku më shumë e ku më pak, varësisht prej traditës dhe kulturës demokratike, si dhe ligjeve, konventave, rregullave dhe procedurave ligjore që e parandalojnë dhunën ndaj fëmijëve. Andaj faktorët që do të ndalem e të cilët në masë të theksuar ndikojnë në ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve janë disa sosh:

Faktorët ekonomikë: varfëria, si një element bazë dhe burim skajshmërisht i dëmshëm për jetën dhe edukimin e fëmijëve, veçanërisht në zonat rurale e të izoluara, dhe mos pasjes së komunikimit nga pjesët e tjera brenda shtetit. Shumë fëmijë nëpër shumë vende të botës e kanë braktisur shkollën për shkaqe ekonomike, për shkak të mospasjes së mundësisë për shkollim dhe edukim ku shkollimi dhe edukimi janë një ndër faktorët bazë për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë shtetërore.


Faktorët që lidhen me familjen: mungesa e kontrollit të papërshtatshëm prindëror ndaj fëmijëve, prindër të ashpër, të pa edukuar, prindër të divorcuar, prindër të zhurmshëm ndërmjet vete, rrahjet, kritikat e vazhdueshme ndërmjet prindërve, shenjat e xhelozisë si dhe mungesa e vlerave familjare. Në shumë raste studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre bëhen në një farë forme të prirë më vonë prindër edhe vetë keqtrajtues për fëmijët e tyre që donë të thotë e bartin traditën tek pasardhësit e tyre.

Kjo është e dëmshme për shoqërinë dhe shtetin, sepse jeta në një shtëpi të dhunshme, apo në një komunitet të dhunshëm, mund të krijojë turbullira tek fëmija-ët. Rrethanat brenda familjes tek fëmijët në një farë mënyre ndikojnë edhe në sigurimin e një force individuale brenda fëmijës tek rrethi shoqëror. Pra, sjellja agresive e prindërve ndaj fëmijëve si dhe dhuna e shfaqur janë reagim ndaj situatave që ai i mendon se e kërcënojnë. Andaj prishja e marrëdhënieve familjare, konfliktet dhe mosmarrëveshjet prindër-fëmijë, janë shkaku i rritjes së frikës dhe pasigurisë së fëmijëve, si dhe largimin e tyre nga shtëpia deri në braktisje të familjes, dhe futjes së tyre në banda kriminale, dhe gangsterë të llojit të vet.

Faktorë që lidhen me shkollën: suksesi i dobët i treguar në shkollim, largime nga orët e mësimit, mungesa e paarsyeshme në shkollë, prishje të rendit dhe qetësisë në orë dhe shkollë, përqeshje të mësuesit-ve, krijimi i marrëdhënie jo të mira mësues-nxënës, mosdëgjueshmëria në orët e mësimit, tentimi dhe ushtrimi i dhunës fizike ndaj mësuesit-eve, amoraliteti në klasa, shoqërimi me grupe problematike, vjedhja e ditarëve, falsifikimi i notave, demolimi i bankave, si dhe shkatërrimin e bazës materiale në shkollë, dhe në familje.

Faktorët politikë: lidhja e krimit me politikën, mosfunksionimi i shtetit ligjor, veçanërisht në sistemin e drejtësisë për të luftuar kriminalitetin, e veçanërisht krimin e organizuar. Ndërsa dhuna që ushtrohet e nuk ndëshkohet krijon hapësirë për përhapje të ndikimeve negative brenda shoqërisë në përgjithësi, si dhe sjellje agresive dhe të neveritshme brenda fëmijëve.

Faktorët socialë: alkooli, droga, prostitucioni, pabarazia e fëmijëve brenda familjes, shikimi i programeve me karakter amoral, shikimi i filmave aksion me përmbajtje të vrasjeve, dhunimeve, vjedhjeve, andaj këto kategori ndikojnë dukshëm negativisht në rritjen dhe edukimin e fëmijëve brenda familjes dhe shoqërisë.

Faktorët psikologjikë: stresi, depresioni, sëmundjet mendore, prejardhje nga familje të dhunshme, faktorët individualë të personalitetit si, temperamenti, dëshira për të qenë i fuqishëm, kurioziteti për të ushtruar dhunë etj

Andaj ushtrimi i dhunës ndaj fëmijëve si dhe praktimi i saj edhe brenda familjes natyrisht që vie deri te cenimi i rrezikshmërisë shoqërore, dhe cenimit të drejtave dhe lirive të njeriut e të cilat çojnë edhe në rritjen e kostos ekonomike, sepse me rritjen e kostos ekonomike rriten shpenzimet për trajtimin e viktimave që ushtrohet dhuna. Sepse, shoqëria në përgjithësi dhe shteti në veçanti duhet t’i ketë shërbimet e veçanta për tu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve, siç janë: trajtimi mjekësor, trajnimin e policisë, efikasitetin e gjykatave, si dhe një varg shërbimesh të tjera.

Mirëpo ajo çfarë duhet të jetë me qenësore është se shteti ligjorë dhe funksional, brenda të cilit ushtrohet dhuna ndaj fëmijëve qoftë nga prindërit apo çfarëdo natyre qoftë, nuk mjafton të marrësh nisma për uljen e dënimeve të fëmijëve, dhe për trajtim më të mirë në qeli, si dhe marrjen e masave për përmirësimin e kushteve në burg, ani pse këtë nuk e mohojmë se edhe kjo ka anët pozitive. Por më e rëndësishme është të hartohen dhe të gjejnë zbatim politika arsimore, ekonomike, ligjore, sociale që e ulin shkallën e dhunës tek fëmijët, me theks të veçantë te adoleshentët.

(Autori është bachelor i Filozofisë dhe i Drejtësisë, si dhe Ma.Sc. i Shkencave Juridike Penale)

Në trend

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
Kalo në kategori