Lee Price III, taksisti 30-vjeçar nga shteti amerikan – Teskas, është dënuar me nëntë vite dhe dy muaj burgim për vjedhjen e parave dhe përvetësim.
Price përmes programit të qeverisë amerikane për të ndihmuar ekonominë si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ka përvetësuar mbi 1,6 milion dollarë, shkruan CBS. E ministria e Drejtësisë, ka njoftuar që Price në janar ka pranuar fajin, transmeton Telegrafi.
E pas shpërthimit të pandemisë, qeveria amerikane nënshkroi Ligjin për ndihmë, përkrahje dhe siguri ekonomike (CARES), me qëllim që sipërmarrësit e vegjël të tejkalojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga coronavirusi.
Në kuadër të këtij Ligji, është futur edhe programi për mbrojtjen e pagës në maj të këtij viti, ku sipërmarrësve u janë ofruar kredi që ta kenë më të lehtë përballimin e kostos ekonomike.
Price raportoi dy kredi të ndryshme me vlerë prej më shumë se 2.6 milionë dollarë – duke mashtruar autoritetet kompetente. Kështu arriti të mbledhë më shumë se 1.6 milion dollarë – duke gënjyer sesa njerëz punojnë në tri kompanitë e tij dhe sa ishin pagat e tyre.
Siç raporton CBS, Price kishte pretenduar se në njërën prej kompanive të tij – Price Enterprice kishin punuar 50 persona dhe se për pagat mujore kishte ndarë 375 mijë dollarë. E gjatë hetimeve është konstatuar se në këtë kompani nuk ka pasur të punësuar e as paga.
Pasi që mori paratë, Price i shpenzoi në vetura – Lamborghini Urus dhe Ford F-350, sikurse edhe në orët e shtrenjta Rolex. Në një klub striptizi kishte shpenzuar 2 mijë dollarë, e mbi 700 tjera në pije alkoolike, 250 në klube të natës e një pjesë të parave i kishte përdorur për të shlyer kredinë për shtëpinë.
Ministria ka njoftuar se kanë arritur t’i rikthejnë 700 mijë dollarë, që Price duke mashtruar i kishte tërhequr nga programi për rimëkëmbje ekonomike.
Në aktakuzën kundër Price thuhet se në vitin 2010 ishte dënuar për mashtrim, e më 2011 për plaçkitje. Autoritetet amerikane deri më tani kanë dënuar mbi 160 persona për manipulim të fondeve për rimëkëmbje ekonomike – duke sekuestruar mbi 75 milionë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin
Zelensky akuzon Rusinë për bombardimin e njerëzve të vetë, raketat goditën shkollën në Kursk që shfrytëzohej si strehimore nga civilët
Australia ‘lufton’ me përmbytje masive – publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos