LAJMI I FUNDIT:

Shtesat nga Qeveria – Sindikata e Policisë paralajmëron protesta

Shtesat nga Qeveria – Sindikata e Policisë paralajmëron protesta
Foto: Arkiv

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave ka paralajmëruar protesta për shkak se në pakon emergjente nuk janë të përfshirë të gjithë punonjësit e PK-së.

Sindikata e Policisë thotë se kërkesat e tyre nuk janë realizuar nga Qeveria e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Sindikata e Policisë së Kosovës tash e një kohë të gjatë kërkon me ngulm nga Qeveria e Republikës së Kosovës realizimin e kërkesave të tyre të parashtruara kohë më parë. Kërkesa këto që ishin vazhdimi i pagesës së pakos emergjente për të gjithë punonjësit e PK-ës, pa dallim pozite dhe njësie, dhe fillimi i pagesës së shujtës (ushqimore) sipas zotimit për realizim nga muaj Janar 2021 për të gjithë Punonjësit e Policisë së Kosovës.


Mirëpo edhe pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të një pas njëshme, akoma nuk ka asnjë përgjigje sa i për ketë realizimit të këtyre kërkesave sipas zotimeve. Sepse jo të gjithë zyrtarët policor janë duke u përfshirë në pagesën e pakos (shtesës prej 100 eurosh). Ndërsa për shujtën ushqimore nuk kemi përgjigje se do paguhet sipas legjislacionit në fuqi, por edhe sipas zotimeve se do filloi nga ky fillim vit”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se “Andaj duke parë ketë Këshilli drejtues i SPK-ës, sot me datën 21.01.2021 në takimin e mbajtur ka vendos që të paralajmëron protesta duke parë shqetësimin, diskriminimin dhe anashkalimin e punonjëseve të PK-së.

“Dhe mu për ketë kërkojmë reflektim të shpejtë dhe konkret të Qeverisë së vendit, pasi që zgjedhja e veprimeve tona sindikale tashmë do jetë vetëm protesta”.

Qeveria ndan afro 10 milionë euro për kompensimin e pagave për zyrtarët policorë dhe personelin shëndetësorë
Lexo po ashtu Qeveria ndan afro 10 milionë euro për kompensimin e pagave për zyrtarët policorë dhe personelin shëndetësorë

Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për zyrtarët policor dhe personelin shëndetësorë.

Për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori