"Western White House" është rivendosur në shitje, kësaj here me një ulje të konsiderueshme të çmimit.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, pronësia me sipërfaqe prej 5.5 akra, e njohur edhe si La Casa Pacifica, është vënë në shitje për 57.5 milionë dollarë.


aa1 7

Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për pronën që u përdor nga ish presidenti amerikan Richard Nixon për tubimet shoqërore dhe politike.

aa2 7

Prona, e njohur edhe si La Casa Pacifica - është e vendosur në San Clemente, Kaliforni. Qyteti i Kalifornisë është i vendosur në mes të Los Angeles dhe San Diego.

aa3 6

Shtëpia kryesore u ndërtua në vitin 1927; arkitektura e saj përshkruhet si "Rilindja koloniale spanjolle".

aa4 4

Siç thuhet tutje, rezidenca u ble nga Presidenti Nixon në vitin 1969.

aa5 4

Ajo kishte pritur vizitorë të rëndësishëm. Ish-Presidenti Ronald Reagan - atëherë guvernatori i Kalifornisë - dhe ish-Zonja e Parë Nancy Reagan ishin vizitorë të shpeshtë.

aa6 3

Gjithashtu kishte edhe të tjerë vizitorë nga e gjithë bota, përfshirë kryeministrin japonez Eisaku Sato, presidentin e Vietnamit të Jugut, Nguyen Van Thieu, si dhe ish-kreun sovjetik Leonid I. Brezhnev.

aa7 3

Përveç tjerash, rezidenca u përdor si një vend takimi për shumë ngjarje të rëndësishme presidenciale. Madje, përveç takimeve të stafit, presidenti Nixon priti disa konferenca për shtyp mbi pronën.

aa8 3

Megjithëse shpesh përdorej për punët e qeverisë, ajo ishte gjithashtu vend i vizituar edhe për yje të famshëm si Frank Sinatra dhe John Wayne.

aa9 3

Rreth një dekadë pas dorëheqjes së presidentit Nixon në vitin 1974, ai shiti pronën tek themeluesi i Allerganit, Gavin Herbert, i cili e ka zotëruar pronën që atëherë.

aa10 3

Herbert e vendosi për herë të parë në shitje atë katër vjet më parë me një çmim prej 75 milionë dollarësh.

aa11 3

Gjithsesi, bëhet e ditur se rezidenca ka pësuar një "restaurim modern" që kur Herbert fitoi pasurinë në vitet 1980. /Telegrafi/

aa12 3

aa13 2

aa14

aa15

aa16

aa17

aa18

aa19

aa20