LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt ka deklaruar se presidenti Donald Trump ka besim në aftësinë e tij për të arritur një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke sugjeruar se fundi i luftës trevjeçare mund të vijë që në fillim të kësaj jave.

“Presidenti, ekipi i tij janë shumë të përqendruar në vazhdimin e negociatave me të dyja palët e kësaj lufte për t’i dhënë fund konfliktit dhe presidenti është shumë i sigurt se mund ta arrijmë këtë këtë javë”, tha Leavitt.

Bëhet e ditur se komentet vijnë pasi Trump sugjeroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk është i rëndësishëm për të qenë pjesë e negociatave”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Leavitt përmendi se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Matt Waltz do të punonte “rreth orës” këtë fundjavë për një marrëveshje dhe tha se Sekretari i Thesarit Scott Bessent ka qenë i përfshirë në diskutimet rreth një marrëveshjeje të propozuar me ukrainasit për shfrytëzimin e mineraleve të rralla.

“Kur bëhet fjalë për mineralet kritike, kjo është një pjesë e rëndësishme për presidentin. Është shumë e rëndësishme, sepse do të rikuperojë dollarët e taksave amerikane”, tha sekretarja.

“Dhe gjithashtu do të jetë një partneritet i madh ekonomik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për popullin ukrainas, që edhe ata të rindërtojnë vendin e tyre pas kësaj lufte brutale”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori