Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit ushtria amerikane ka evakuuar rreth 3,800 persona nga aeroporti i Kabulit si dhe 17,000 që nga 14 gushti, përpara se talebanët të hynin në kryeqytetin afgan.
Shtëpia e Bardhë tha se gjithsej, që nga fundi i muajit korrik ishin evakuuar rreth 22,000 njerëz.
Ndër 17,000 të evakuuar gjatë javës së kaluar 2,500 janë amerikanë, tha Gjenerali amerikanWilliam Taylor të shtunën në një konferencë për shtyp në Pentagon.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u tha gazetarëve se ai nuk kishte një “shifër të saktë” se sa amerikanë kanë mbetur në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit.
Të premten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se numri i përgjithshëm varet nga disa faktorë.
Ai shtoi se Departamenti i Shtetit po punon për të kontaktuar të gjithë qytetarët amerikanë që kanë njoftuar departamentin si dhe afganët në rrezik që kërkojnë ndihmë nga SHBA.
Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë “një kapacitet të jashtëzakonshëm transportit ajror”, zoti Price tha se “ne do të bëjmë aq sa mundemi, për aq kohë sa mundemi, për të evakuuar sa më shumë njerëz që mundemi”.
Presidenti amerikan Joe Biden përsëriti të premten premtimin për të qëndruar në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë që duan të largohen dhe afganët që rrezikuan jetën e tyre duke punuar për qeverinë amerikane gjatë 20 viteve lufte në Afganistan.
Biden tha gjithashtu se administrata e tij do të bëjë “gjithçka mundet” për të evakuuar në mënyrë të sigurt “aleatët afganë, partnerët dhe afganët që mund të jenë në shënjestër (të talebanëve)”.
Presidenti është përballur me kritika nga ligjvënësit amerikanë se administrata e tij nuk ka vepruar aq shpejt sa duhet për të zhvendosur amerikanët dhe afganët në rrezik, ndërsa talebanët po përparonin me shpejtësi në të gjithë vendin.
Gjenerali Taylor u tha gazetarëve të premten se në aeroportin e Kabulit ka rreth 5,800 trupa amerikane që po ndihmojnë në përpjekjet për evakuim.
Me gjithë kaosin dhe dhunën e herëpashershme jashtë aeroportit, presidenti ka theksuar se ushtria amerikane e ka nën kontroll aeroportin dhe po evakuon me mijëra vetë, me qëllim që ata të largohen nga vendi deri më 31 gusht.
Ndërkohë po rriten shqetësimet rreth njoftimeve se afganët dhe qytetarët amerikanë kanë probleme të shkojnë në aeroport për shkak të pikave të kontrollit të talebanëve.
SHBA-ja po vazhdon të komunikojë me komandantët lokalë talebanë për të mundësuar qarkullimin e njerëzve nëpër pikat e kontrollit.
Ambasada amerikane në Kabul lëshoi një paralajmërim të ri të shtunën duke këshilluar amerikanët të mos shkojnë në aeroport pa “udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane”, kjo për shkak siç u tha, të kërcënimeve të mundshme që paraqiten nga Shteti Islamik jashtë portave të aeroportit.
Zyrtarët amerikanë, që folën në mënyrë anonime, nuk pranuan të japin detaje rreth kërcënimeve që paraqet ISIS-i, por thanë se ato janë serioze. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?