“Një apartament me shtatë dhoma ishte kthyer në një bordello ekskluzive kur lejoheshin të punonin si prostituta vetëm ato femra që kishin një certifikatë martese”, thotë zëdhënësja e policisë, Margarita Maslova.

“Kemi arrestuar 11 persona”, shton ajo. “Por, gruaja e cila drejtonte këtë biznes, e cila quhej “Mamma”, arriti t’i shpëtonte arrestimet dhe ne jeni në kërkim të saj”.


Femrat e martuara ishin rekrutuar të punonin në bordello me anë të një marrëveshjeje verbale dhe në shumicën e rasteve bashkëshortët e tyre nuk ia kishin fare idenë se gruaja e tyre punonte si prostitutë.

Disa prej tyre kanë tradhtuar bashkëshortët për shkak se donin para ekstra për të shpenzuar, por ka edhe nga ato që janë shtyrë të punojnë për shkak të presionit të femrave që punon në bordello.

Klientët e kësaj shpie publike paguanin deri në 380 dollarë për një orë, ku normalisht në Rusi një shërbim i tillë kushton normalisht 60 dollarë. Prostitucioni në Rusi është ilegal. /shekulli/