Në treg ofrohet për shitje shtëpi me sipërfaqe 237m², e pajisur me fletë poseduese, e vendosur në Lagjen Hana në Çagllavicë - zonë e njohur për qetësinë dhe organizimin rezidencial.

Objekti është i ndarë në përdhes dhe një kat, me orientim nga të gjitha anët, çka siguron ndriçim natyral dhe ajrosje të mirë gjatë gjithë ditës. Organizimi i brendshëm përfshin qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo dhe ballkon.


Ngrohja realizohet me energji elektrike, ndërsa për rehati shtesë gjatë sezonit të verës, shtëpia është e pajisur me kondicioner.

Prona veçohet për investimet cilësore në pllaka mermeri dhe graniti, që i japin hapësirave brendshme qëndrueshmëri dhe standard më të lartë përfundimi. Në pjesën e jashtme, oborri është i mirëmbajtur dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.

Lagjja ku ndodhet shtëpia karakterizohet nga ambient i qetë dhe siguri, duke krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e një jete familjare komode.

Karakteristika dhe informata të pronës:

  • 3 dhoma gjumi,
  • 3 banjo,
  • 1 Tarracë,
  • Me fletë poseduese,
  • Dokumentacioni me Noter,
  • Orientimi: Perëndim, Lindje, Jug, Veri,
  • Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo,
  • Sistemi i ngrohjes: KEDS,
  • Vendparkim,
  • Kondicioner,
  • TV.

Kontakti:

Agjenti: Blond Avdyli

Emaili: blond.avdyli@pro-rks.com

Numri i telefonit: +383 44 888 444


Për më shumë detaje klikoni në: