Grup i madh i emigrantëve të kapur në Strumicë. 26 banorë të Sirisë, Afganistanit, Pakistanit, Irakut dhe Kamerunit janë gjetur në një furgon të drejtuar nga një 29-vjeçar banor i Haraçinës.

Automjeti "Reno Master" u ndalua nga policia mëngjesin e djeshëm në rrugën Kuklish-Svidovica.


Kontrabandistët e kanë ndryshuar shtegun. Ato më shumë po përdorin shtigjet malore të Bellasicës, por edhe nga rrugët joefikase lokale dhe rajonale siç është kjo Svidovica - Kuklish, e cila përgjatë fshatrave nën-Belasic çon në kufirin bullgar.

Shoferi i furgonit është mbajtur në stacionin policor të Strumicës, ndërsa pas plotësimit të dokumentacionit për rastin, do të ngritet kallëzim penal kundër tij./Telegrafi/