LAJMI I FUNDIT:

Shtatzania e padëshiruar te të miturat në Maqedoni është gjithnjë në rritje

Shtatzania e padëshiruar te të miturat në Maqedoni është gjithnjë në rritje
Foto: Ilustrim

Maqedonia ka rritje të trefishtë të shtatzanisë së padëshiruar te të miturat, në krahasim me cilindo shtet në Evropë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe infektimi me sëmundje seksualisht të trahsmetueshme është gjithnjë në rritje, si edhe dhuna ndaj vajzave dhe grave. Sipas OJQ Hera, që me vite thekson nevojën e lëndës së edukimit seksual nëpër shkolla, këto të dhëna nuk duhet të na habitin, pasi që kemi normën më të ulët të kontracepcionit modern në Evropë.

Ministria e Arsimit dhe shkencës është përgjigjur disa herë në këtë temë, duke thënë se nuk ka nevojë për lëndë të posaçme për edukim seksual, duke e arsyetuar këtë mendim me faktin se në kuadër të sistemit arsimor të Maqedonisë, brenda lëndëve për aftësi në jetë, është përfshirë një doracak i veçantë me ndihmën e UNICEF, përmes të cilit, nxënësit informohen për më shumë aftësi në jetë, gjendje dhe pritshmëri në rritjen dhe zhvillimin e tyre, ku ka një pjesë që ndërlidhet me edukimin seksual./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori