Stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti tash e sa vite është i fejuar me bukuroshen Edita Ramadani.
Dyshja asnjëherë nuk kanë dhënë indikacione në media lidhur me martesën e tyre.
Por, mesa duket, kjo gjë nuk është edhe shumë larg.
Ata të dy do të martohen javën e ardhshme,gjersa ceremonia e tyre martesore do të bëhet përtej oqeanit.
Los Angeles, New York dhe Las Vegas janë opsionet ku mund të zhvillohet dasma e tyre, për të cilën çifti ende nuk kanë vendosur se ku do ta bëjnë përfundimisht.
Në këtë dasmë do të jetë të ftuar vetëm rrethi i ngushtë i çiftit.
Çifti aktualisht ndodhen në SHBA ku po shijojnë së bashku ditët e tyre të fundit të beqarisë.
Shtatori ishte muaj i dasmave VIP në estradën shqiptare, pasi javë më parë i dhanë fund beqarisë edhe personazhet si: Xhensila Myrtezaj dhe Bes kallaku, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, ndërsa së fundmi radha po vjen edhe për stilistin e njohru Valdrin Sahitin. /Telegrafi/