Shtatë shenja që kur flini gjumë pushoni të merrni frymë dhe kështu rrezikoheni nga infarkti dhe gjakrrjedhja në tru

Apneja në gjumë lidhet me punën e çrregullt të zemrës, hipertensionin, madje edhe me gjakrrjedhjen në tru dhe infarktin
Zbulimi i hershëm dhe terapia mund të zvogëlojnë rrezikun nga pasojat e dëmshme, mirëpo më parë duhet patjetër të jeni të ndërgjegjshëm që diçka vërtet po ndodh. Këto janë shtatë shenjat më të njohura që keni problem me apnenë në gjumë, transmeton Telegrafi.
Vazhdimisht jeni të lodhur
Kur pushoni të merrni frymë truri dërgon sinjale që të zgjoheni, ndërkaq ju për këtë gjë fare nuk jeni të ndërgjegjshëm.
Truri duhet të jetë i zgjuar së paku 30 sekonda për të kuptuar që jeni zgjuar, ndërkaq zgjimi edhe për pak sekonda është i mjaftueshëm që të çrregullojë gjumin dhe që në mëngjes të zgjoheni të lodhur.
Gërhitni zhurmshëm
Frymëmarrja nëpërmjet rrugëve pjesërisht të mbyllura shkakton vibracione të cilat shkaktojnë tinguj gërhitjeje, mirëpo më të rrezikshme janë pauzat të cilat shfaqen midis gërhitjes.
Personi me të cilin ndani shtratin mund të vërejë që ju, krahas gërhitjes, kohë pas kohe edhe gurgulloni duke u përpjekur që sërish të merrni frymë.
Mund të flini kurdo qoftë dhe kudo qoftë
Gjumi i panatyshëm shkaktohet zakonisht nga sëmundja ose dobësia. Në rastin konkret lagështia e trupit do të rritet dhe do t’i pengojë aktivitetet normale të trurit dhe do të shkaktojë pikëllim, humbjë të vitalitetit dhe gjumë të zgjatur.
Jeni në humor të keq dhe keni problem me kujtesën
Kur zgjoheni më shumë se 15 herë gjatë natës, trupi juaj nuk bie në fazën e pushimit të thellë dhe regjenerues.
Kjo shprehet negativisht në punën e qendrës së kujtesës në tru, andaj keni problem që të kujtoheni ku e keni parkuar veturën apo çfarë duhet të blini kur hyni në dyqan.
Dhembja e kokës në mëngjes
Kur humbni frymëmarrjen derisa flini gjumë, trupit tuaj i mungon oksigjeni, posaçërisht trurit. Prandaj zgjoheni me dhembje koke çdo mëngjes.
Kjo nuk është dhembje e zakonshme e kokës, ajo e cila kalon për një orë pas zgjimit kur truri juaj këndellet dhe merr mjaftueshëm oksigjen.
Shkoni në tualet natën
Kjo quhet nokturi, kur zgjoheni më lehtë sepse nuk bini në fazën e gjumit të thellë, prandaj mendoni që kjo është për shkak të nevojës që të zbrazni fshikëzën.
Goja dhe fyti i thatë
Kur gërhitni, ajri kalon nëpër gavrën tuaj të gojës dhe than mukozën për këtë shkak edhe zgjoheni me gojë dhe fyt të thatë. Çfarë duhet të ndërmerrni nëse dyshoni që keni këtë problem?
Nëse cilado qoftë prej këtyre simptomave ju duket e njohur, menjëherë shkoni te mjeku. Ai do t’ju dërgojë për analizë të gjumit ku do të konstatojë se cili është vërtet problemi që keni kur flini gjumë. Nëse pushoni të merrni frymë më shumë se pesë herë gjatë natës, mjeku juaj do t’jua rekomandojë terapinë adekuate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri