Në sallat gjyqësore të Gjykatës penale këtë javë janë mbajtur madje shtatë seanca për lëndët e PSP-së. Në bankën e të akuzuarve ose nëpër korridoret gjyqësore, ndër të tjerët, sërish janë paraqitur ish-kryeministri dhe lider në dorëheqje i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, shumica e ish-ministrave nga qeveritë e tij, ndërsa për herë të parë edhe ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov.
Java që kaloi do të vërehet edhe për konferencën për shtyp të PSP-së, e para pas një kohe të gjatë në të cilën është publikuar se janë hapur shtatë hetime të reja, që kanë dalë nga bisedat e përgjuara të paligjshme dhe në të cilat dyshohen 17 persona.
Gruevski në në Gjykatën penale u paraqit të hënën dhe të mërkurën për lëndët e PSP-së “Dhunë në Qendër” dhe “Trajektorja”.
Në “Trajektorja” përveç Gruevskit të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore Lupço Georgievski.
Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë kontraktuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.
Seanca e parë gjyqësore për këtë lëndë që u mbajt më 6 dhjetor u anulua, sepse mbrojtja e të akuzuarve kërkoi që gjykimi të incizohet në mënyrë tonike dhe vizuale. Seancë e re gjyqësore është caktuar për më 26 dhjetor.
Në lëndën “Dhunë në Qendër” të akuzuar janë 14 persona, midis të cilëve edhe Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Jankievski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së Daniella Rangellova. Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e mori i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski. Ata morën dënim me kusht prej gjashtë muajve.
Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e PSP-së dhe vendosi se në procedurën dëshmuese mund të shfrytëzohen incizimet nga bisedat e përgjuara.
Për herë në seancë gjyqësore dje u paraqit edhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, për lëndën e bashkuar të PSP-së “Fortesa-Shënjestra” për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrim të pajisjes nga përgjimet.
Në këtë lëndë, të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhje i punësuari në DSK Nikolla Noshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov dhe shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski.
Gjykatësja Lenka Davitkova vlerësoi se nuk janë plotësuar supozimet ligjore për mbajtjen e debatit kryesor dhe gjykimin e shtyu për më 17 janar, të vitit të ardhshëm.
Sipas aktakuzës. përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonike për të cilat aspak nuk janë dhënë urdhra nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës