Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, jep alarmin për situatën e librit në Shqipëri. Ndonëse Panairi i 21-të i Librit mund të quhet i suksesshëm, sipas Ymerit, lexueshmëria në Shqipëri është në nivele katastrofike duke konfirmuar shifrën e INSTAT se një milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.
Në një letër që i ka dërguar ministrit të Financave Arben Ahmetj, ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, kryetares së Komisionit Parlamentar për Median dhe Mjetet e Informimit Publik, Albanë Vokshi, dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, ai i kërkon ndërhyrjen urgjente nëpërmjet rregullimeve ligjore në mënyrë që gjendja të ndryshojë sa më shpejt dhe që shifra një milionë të mos rritet.
Letra u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” në të cilin ishte ftuar deputetë të komisionit parlamentar të Medias, vetë kryetari i shoqatës, Petrit Ymeri, por edhe shkrimtarë dhe botues.
Ja cilat janë problemet e paraqitura në instancat shtetërore nga Ymeri:
– Mungesa e bibliotekave publike në shkallë vendi. Përveç disa minibibliotekave në Tiranë, ka një mungesë totale të bibliotekave. Ngritja dhe hapja e tyre do bëjë që shqiptarët të afrohen me librin, ta lexojnë atë edhe nëse nuk kanë mundëisnë ta blejnë.
– Nuk ka asnjë pasurim të librave që nga vitit 2012 për bibliotekat ekzistuese. Shtetei nuk ka asnjë financim për pasurimin e bibliotekave në të cilat mungojnë masivisht librat dhe nuk furnizohen prej 6 vitesh.
– Shteti bën restaurim të godinave me tulla, pllaka, e vetrata, por shteti nuk ble libra për bibliotekat në shkolla dhe ato publike.
– TVSH-ja me 20 për qind në blerje të librit dhe 0 për qind në shitje sjell rritjen e kostos dhe e shkatërron botimin e librit.
– Ekzistenca e shtëpive botuese fantazmë që kanë shtypshkronjë, por nuk kanë shtëpi reale botuese është një problem dhe pengesë për një aktivitet ligjor dhe cilësor.
– Rritja e tatimit me 50 për qind të honorarëve e dëmton botimin, por shkatërron dhe dekurajon punën krijuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kundër flokëve të gjatë

Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

RUBAIRAT

Midis iluminizmit dhe romantizmit: Mendimi politik i rilindjes shqiptare

Piktura e Leonardos shitet për 450.3 milionë dollarë

“Dhe më në fund” nga Henry Marsh: Mësime jete prej një kirurgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame