Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gllarevë të Klinës, ndërsa si pasojë janë lënduar shtatë persona të cilët kanë marr tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, ndërsa janë lënduar shtatë persona.


“Policia është njoftuar rreth orës 10:45 minuta dhe dy vetura kanë qenë të involvuara në aksident”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/