Gjuha e trupit është një pjesë thelbësore e komunikimit dhe shpesh flet më shumë se fjalët. Nuk ka nevojë të ndryshosh çdo sjellje tënden, por duke qenë pak më i vetëdijshëm për disa nga këto shenja, mund të shmangësh disa situata të sikletshme dhe të japësh mesazhet e duhura
Ne kalojmë shumë kohë duke përzgjedhur fjalët e duhura – qoftë për një mesazh në Instagram, një email pune, apo mënyrën më pak të dëshpëruar për të kërkuar fjalëkalimin e WiFi-t në një lokal. Por ndërsa fjalët kanë rëndësi, gjuha e trupit mund të flasë më shumë seç mendojmë dhe ndonjëherë mund të na tradhtojë pa e kuptuar.
Pa dashje, ndodh që të kryqëzojmë krahët ose të luajmë me mëngët e bluzës, duke dhënë mesazhe të gabuara. Këto veprime janë të pavetëdijshme, por mund të krijojnë përshtypje të gabuara. Nëse doni të shmangni momentet e sikletshme dhe keqkuptimet, ja disa nga gabimet më të zakonshme të gjuhës së trupit.
Gjuha e trupit si formë komunikimi
Komunikimi nuk ndodh vetëm me fjalë. Gjithçka, nga shprehjet e fytyrës te toni i zërit dhe energjia që sjellim në një ambient, ka ndikim. Rreth 80% e komunikimit është joverbal. Ndodh që të themi diçka, por gjuha e trupit të tregojë diçka krejt tjetër. Për shembull, nëse themi “Pata një ditë të çuditshme” me krahë të kryqëzuar, mesazhi do të kuptohet ndryshe nga dikush që e thotë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
7 gabime të zakonshme të gjuhës së trupit
Sigurisht, nuk duhet të ndryshojmë çdo detaj të sjelljes sonë, sepse gjuha e trupit është një pjesë e natyrshme e komunikimit tonë. Megjithatë, ndonjëherë disa veprime mund të keqinterpretohen dhe të krijojnë situata të sikletshme, shkruan Verywell Mind.
1. Kryqëzimi i krahëve ose këmbëve
Shumë njerëz i kryqëzojnë krahët kur ndihen rehat ose thjesht sepse janë më të lirshëm në atë pozicion. Por kjo shpesh shihet si një gjest që tregon mërzi, padurim ose qëndrim mbrojtës.
Nëse e bëni këtë sepse jeni thjesht të ftohtë, mund ta sqaroni me një koment të vogël që të mos duket sikur po distancoheni nga biseda.
2. Lëvizjet e vazhdueshme dhe shenja të nervozizmit
Luajtja me flokët, trokitja me gishta në tavolinë apo lëvizjet e shpeshta të këmbëve shpesh bëhen pa vetëdije, por mund të japin përshtypjen se jeni të shqetësuar ose të mërzitur.
Megjithatë, për shumë njerëz, këto lëvizje janë një mënyrë për t’u ndjerë më të qetë dhe të përqendruar. Prandaj, është e rëndësishme të mos nxjerrim përfundime të nxituara kur i shohim tek të tjerët.
3. Shmangia e kontaktit me sy ose përdorimi i pajisjeve elektronike
Mungesa e kontaktit me sy mund të krijojë përshtypjen e mungesës së interesit ose të ankthit. Gjithashtu, shikimi i telefonit gjatë një bisede, edhe pse është bërë një zakon i zakonshëm, mund të japë përshtypjen se nuk jeni të përfshirë në bisedë.
4. Mbështetja e kokës në duar
Të mbështesësh kokën në pëllëmbë ose në mjekër mund të duket si një qëndrim i zakonshëm dhe i rehatshëm. Në një ambient të lirshëm kjo nuk është problem, por në situata profesionale mund të interpretohet si mërzi ose mungesë interesi.
5. Qëndrimi i keq dhe posturat e përkulura
Të qëndrosh i përkulur ose i rrëzuar në karrige mund të krijojë përshtypjen e pasigurie ose mungesës së interesit. Një qëndrim më i drejtë dhe i hapur jep përshtypjen e vetëbesimit dhe vëmendjes. Një ndryshim i vogël në qëndrim mund të ndikojë shumë në mënyrën se si perceptoheni nga të tjerët.
6. Lëvizje të sforcuara dhe të panatyrshme
Të përpiqesh të kontrollosh çdo lëvizje të trupit mund të bëjë që të dukesh i tendosur dhe jo origjinal. Në vend që të tregosh vetëbesim, mund të dukesh sikur po e mendon tepër çdo gjë që po bën. Më mirë është të qëndrosh natyral dhe i qetë, citon Anabel.
7. Shprehja serioze ose e ftohtë e fytyrës
Nuk do të thotë që duhet të buzëqeshësh 24/7, por një mimikë shumë serioze mund të krijojë përshtypjen e ftohtësisë ose të mospëlqimit. Një buzëqeshje e vogël dhe shikimi i hapur i syve mund ta bëjnë bisedën më të këndshme dhe të tregojnë se po i kushton vëmendje tjetrit. Sigurisht, disa njerëz kanë atë që quhet “fytyrë natyralisht serioze” dhe nuk mund ta ndryshojnë plotësisht këtë. Por, nëse dëshiron të dukesh më i afrueshëm, një përpjekje e vogël për të relaksuar shprehjen e fytyrës mund të ndihmojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa