Kryefjala e fustaneve të 2020-ës është: "Joshëse"!

Disa prej trendeve të së shkuarës rikthehen sërish këtë pranverë, por çfarë themi me siguri është se asnjëri nga ata që do të shihni më poshtë, s'duhet t'i mungojë gardërobës suaj.


Çfarë kanë të përbashkët trendet më të famshme të fustaneve që do të shihni këtë sezon? Mund t'i vishni në pranverë, vjeshtë dhe dimër!

1. Fustanet e lëkurës!

maxresdefault 10

2. Fustanet e bardhë prej pambuku

2l

Të freskët dhe shumë të rehatshëm!

3. Fustanet me pika!

3l

Këtë vit harrojeni fustanin e bardhë me pika të zeza dhe zgjidhni ngjyrat!

4. Fustani i zi i shkurtër

4l

Çfarë do të qëndrojë përgjithmonë është fustani i zi i shkurtër. Shpëtimi i çdo rasti emergjent!

5. Fustanet e mëndafshta

5l

Fustanet që "derdhen" në trup kanë kohë që janë rikthyer në modë dhe nga ç'duket do të qëndrojnë gjatë. 2020-ta rikthen trendin e fustaneve të '90-ës. Sensualë, minimalistë dhe shumë elegantë.

6. Printi i viteve '70-të

6l

Moda e viteve '70-të ende ndikon tek mënyra se si vishemi. Është koha për të rikthyer printet e vjetra, kështu që kontrolloni njëherë nëpër dollapët e mamit.

7. Fustanet ngjyrë neon

hp milan fashion week spring 2019 street style day 2

Që tani deri në shtator, do të shihni shumë, shumë fustane në ngjyra të forta. /Telegrafi/