Edhe nëse ndihemi të lodhur dhe të rraskapitur para se të flemë, shumica prej nesh shkojnë për të fjetur duke e ditur se do të jemi të pushuar dhe plot energji deri në mëngjes. Megjithatë, jo të gjithë janë kaq me fat.
Sipas hulumtimeve, një në 13 persona e pret një dhimbje koke që në momentin e zgjimit. Ka disa arsye pse mund të jetë një fillim kaq i dhimbshëm i ditës.
Shpesh, dhimbja e kokës në mëngjes, nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni shumë. Mund të shkaktohet nga pirja e tepërt e një natë më parë apo edhe nga diçka që keni ngrënë. Megjithatë, nëse keni shpesh kokëdhimbje në mëngjes, duhet patjetër të flisni me mjekun tuaj.
Në vijim janë disa arsye të mundshme për dhimbjet e kokës në mëngjes:
Keni apne të gjumit
Sipas neurologes në Cedars-Sinai, Nasima Shadbehr, dhimbjet kronike të kokës në mëngjes janë zakonisht ose migrenë ose dhimbje tensive të koëks.
Migrena shpesh shfaqet si dhimbje pulsuese në njërën anë të kokës, së bashku me simptoma të tilla, si ndjeshmëria ndaj dritës dhe të përzierat (nauzea).
Dhimbjet tensive të kokës zakonisht ndjehen si një presion i fortë rreth kokës. Ju keni më shumë gjasa ta përjetoni këtë nëse vuani nga ankthi ose depresioni.
Çfarëdo dhimbje koke që keni, Self citon neurologen të ketë thënë se mund të shkaktohet nga apnea e gjumit – kur frymëmarrja juaj ndërpritet dhe fillon derisa jeni duke fjetur.
I kërcitni dhëmbët natën
Një shprehi tjetër e natës që mund t’ju shkaktojë dhimbje koke në mëngjes, është kërcitja e dhëmbëve. Shumë prej nesh as që e kuptojnë se po e bëjmë atë.
Kjo shprehi mund të zhvillojë shumë tension në nofullën tuaj, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë një dhimbje koke të fortë në mëngjes.
Sipas NHS, simptomat e kërcitjes së dhëmbëve mund të përfshijnë:
dhimbje në fytyrë, qafë dhe shpatull
një nofull e dhimbshme, e cila mund të çojë në një gjendje të quajtur çrregullim temporomandibular
dhëmbë të konsumuar ose të thyer
dhimbje koke
dhimbje veshi
gjumë i shqetësuar
Flini keq
Një e treta e njerëzve do të përjetojnë pagjumësi në një moment të jetës së tyre, që përfshin vështirësinë për të fjetur, zgjimin gjatë natës, si dhe ndjenjë e lodhjes pas zgjimit.
“Ka një lidhje integrale midis gjumit dhe dhimbjeve të kokës. Cilësia e dobët e gjumit mund të shkaktojë dhimbje koke dhe cilësia e përmirësuar e gjumit mund të ndihmojë në lehtësimin e tyre”, është shprehur Dr. Shadbehr.
Ka shumë gjëra që mund t’ju shkaktojnë gjumë të dobët dhe pagjumësi, duke filluar nga stresi, ankthi dhe depresioni te alkooli, kafeina dhe nikotina ose një mjedis i pakëndshëm gjumi.
Rekomandohet të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, të relaksoheni para gjumit me një libër ose banjë në vend të telefonit, të ushtroni rregullisht dhe të siguroheni që dhoma e gjumit të jetë e errët.
Duhet të flisni me mjekun tuaj nëse ndryshimi i shprehive të gjumit ka pak efekt ose nëse keni probleme me gjumin për muaj të tërë, deri në atë pikë sa kjo ndikon në jetën tuaj të përditshme.
Përdorni shumë barna kundër dhimbjeve
Marrja e shpeshtë ose afatgjate e barnave kundër dhimbjes pa recetë, mund të shkaktojë dhimbje koke nga përdorimi i tepërt.
Zgjimi me kokëdhimbje mund të nënkuptojë se po përdorni shumë ilaçe, pasi trupi juaj tërhiqet prej tyre brenda natës.
Për të shmangur këtë, Dr. Shadbehr këshillon përdorimin e barnave kundër dhimbjes, jo më shumë se 10 ditë në muaj ose disa herë në javë. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë nëse keni nevojë për ndihmë për të hequr dorë gradualisht.
Ndodh nga ajo që keni ngrënë ose pirë
Alergjitë ushqimore dhe ndjeshmëritë mund të shkaktojnë migrenë – sipas një studimi të botuar në Journal of Headache and Pain.
Një studim i vitit 2020 i botuar në revistën Nutrients zbuloi se ushqimet e përpunuara, mishi i përpunuar, vera e kuqe dhe djathi i vjetër, janë fajtorët e zakonshëm.
Kafeja gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke në mëngjes. Nëse nuk hani aq shumë sa zakonisht gjatë ditës, trupi juaj mund të kalojë në tërheqje gjatë natës. Kjo mund të jetë një shenjë për të hequr dorë nga pijet dhe për të shmangur kafeinën pasdite.
Anksioziteti ose depresioni
Nëse vuani nga ankthi ose depresioni, mund të jeni më të prirë për dhimbje koke, duke përfshirë ato të mëngjesit. Vlen edhe e kundërta, pasi njerëzit që vuajnë nga migrena kanë më shumë gjasa të kenë depresion ose ankth.
Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga mjeku juaj i përgjithshëm nëse mendoni se mund të jeni në depresion. Ata gjithashtu mund të ndihmojnë nëse ankthi po ndikon në jetën tuaj të përditshme ose po ju shkakton shqetësim.
Ka një shans shumë të vogël që të keni një tumor në tru
Ekziston një shans shumë i vogël që dhimbja e kokës në mëngjes mund të shkaktohet nga presioni i shtuar në tru nga një tumor ose masë e trurit.
Është shumë e rrallë që ky të jetë shkaku i dhimbjes së kokës kur zgjoheni dhe nuk do të ishte e vetmja simptomë që përjetoni.
Cancer Research UK rekomandon që të bisedoni me një mjek nëse keni dhimbje koke:
kur ndiheni ose jeni i sëmurë
që nuk e keni pasur më parë
që ju zgjojnë natën
së bashku me probleme me sytë, si p.sh. shikimi i dritave vezulluese ose njollave të verbra
që janë përkeqësuar vazhdimisht gjatë një periudhe javësh ose muajsh
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit