LAJMI I FUNDIT:

Shtabi i Krizës në Tetovë: Shpërndahen pajisje mbrojtëse për qytetarët

Shtabi i Krizës në Tetovë: Shpërndahen pajisje mbrojtëse për qytetarët

Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës bëri të ditur se gjatë tre ditëve të fundit kanë punuar për dorëzimin e pajisjeve mbrojtëse për qytetarët, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Sipas kryetares Teuta Arifi do të shpërndahen 15 mijë paketime me maska mbrojtëse, doreza dhe fletëpalosje me informacione, si masë parandaluese për mbrojtje nga përhapja e Kovid-29 në territorin e Komunës së Tetovës.

“Sipas planit, shpërndarja ka filluar në lagjet qendrore dhe periferike, ndërsa në ditët në vijim do të përfshihen fshatrat e Komunës së Tetovës. E shfrytëzoj këtë rast t’u shpreh falënderim të punësuarve në administratën komunale, siç është ndërmarrja publike Parkingu i Qytetit për përfshirjen e tyre aktive dhe punën e tyre në paketimin dhe shpërndarjen e këtyre pakove në shtëpitë e qytetarëve”, theksoi Arifi.


Në rajonin e Tetovës, sipas Shtabit të Krizës, janë regjistruar 89 të sëmurë nga Kovid-19 edhe atë në Komunën e Tetovës 39 (dy të vdekur), Bogovinë 29 (dy të vdekur), Tearcë 6, Bërvenicë 6 (një i vdekur), Jegunocë 4 dhe Zhelinë 5 (një i vdekur).

“Sot në Tetovë dhe rrethinë janë regjistruar katër raste të reja me Kovid-19. Deri më tani janë shëruar 42 persona, ndërsa gjashtë kanë vdekur”, informoi Arifi.

Në rajonin e Tetovës janë kryer 358 teste për indikacion epidemiologjik (nga të cilat 80 mostra kontrolluese) nga ana e Qendrës për Shëndet Publik, derisa përmes “Termi Im” gjithsej 132 teste./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori