LAJMI I FUNDIT:

ShSKUK tregon sa operacione janë kryer në vitin 2021

ShSKUK tregon sa operacione janë kryer në vitin 2021
Foto: Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shprehur shqetësim lidhur me situatën aktuale në Shërbimin Spitalor Klinik Univeristar të Kosovës, duke thënë se në vitin 2021 janë kryer 20 mijë operacione më pak në ShSKUK. Por, nga ShSKUK i kanë demantuar pretendimet e deputetit Haxhiu.

“Pra, 20 mijë operacione janë më pak në sektorin publik dhe janë 20 mijë operacione më shumë në sektorin privat dhe kjo ka kosto miliona euro, dikush ka përfituar”, ka thënë deputeti Haxhiu në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ndaj konstatimeve të Haxhiut ka reaguar ShSKUK, duke njoftuar opinionin se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 33, 666 operacione, që përbën rreth 7,000 operacione më pak se në vitin 2019 (në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021.


Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi kërkohet shkarkimi i bordit të ShSKUK-së
Lexo po ashtu Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi kërkohet shkarkimi i bordit të ShSKUK-së

“Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoi numër të konsiderueshëm të intervenimeve kirurgjikale”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Po ashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emergjente dhe rastet me  sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë”, ka njoftuar ShSKUK.

Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi janë shprehur shqetësime rreth listave të pritjes në kuadër të shërbimit Spitalor Klinik Universitar dhe janë adresuar kritika rreth bordit të këtij institucioni, për çka disa deputetë kanë kërkuar edhe shkarkimin e kryesueses së bordit të ShSKUK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori