LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK gjatë vitit 2017 ofroi 6.9 milionë shërbime të ndryshme shëndetësore

SHSKUK gjatë vitit 2017 ofroi 6.9 milionë shërbime të ndryshme shëndetësore

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës nga muaji janar deri në fund të dhjetorit 2017, ka ofruar 6.9 milionë shërbime të ndryshme shëndetësore.

Kështu thuhet në raportin e punës për vitin 2017, të miratuar nga Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), mes tjerash ceket se në këto shërbime përfshihen operacione, kontrolle specialistike, analiza laboratorike, ekzaminime diagnostike.

“Në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme ka pasur gjithsej 164 973 pacientë të shtrirë me 881 711 ditë shërimi. Në raport, bëhet e ditur se në nivel të QKUK dhe shtatë Spitalet e  Përgjithshme, janë kryer 40 509 operacione, përderisa janë ofruar 1.3 milionë shërbime dhe kontrolle në ambulancat specialistike.


Në laboratorët e QKUK dhe Spitaleve të Përgjithshme,  janë kryer gjithsej 2.7 milionë parametra laboratorike  për 458 484 pacientë. Në shërbimet diagonstike në nivel të SHSKUK-së,  janë kryer 1.9  milionë shërbime, përfshirë,  rëntgen, tomografi të kompjuterizuar, rezonanca magnetike dhe ekzaminime tjera diagnostike.  Menaxhmenti i SHSKUK-së, me prioritet të lartë po merret që sa më shpejtë të funksionalizojë objektin e ri të ambulancave specialistike për degët kirurgjike, ortopedi, ftiziatri dhe degët internstike, objekt ky që do të ofroj kushte bashkëkohore për pacientët dhe stafin shëndetësorë që ofron shërbime shëndetësore”, thuhet në një komunikatë të SHSKUK-së.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, në koordinim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, po punojnë që furnizimi me barna dhe material shpenzues të  përmirësohet muajt në vijim, meqë janë  në procedurë   prokurimi 300 artikuj  të shpallur  nga Ministria e Shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori