Pretendimet se ndarja e njësisë së Kardiologjisë Invazive nga Kardiologjia dhe bartja e saj te Kardiokirurgjia ka ndikuar që për 15 përqind të rritet numri i vdekjeve intra hospitalore nga infarkti akut i miokardit, në një konferencë për media i ka hedhur poshtë sot drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, tha se ka tendenca nga individë të caktuar që nuk janë pjesë e QKUK-së, që të shkaktojnë panik te pacientët.
Teksa ka folur për të arriturat në sektorin e shëndetësisë, tha se është rritur besimi i pacientëve ndaj këtij institucion shëndetësor.
Me qëllim të një trajtim sa më të shpejt, Sejdiu tha se do të fillojë projekti për trajnimin në dy orët e para të infarktit akut.
“Ka pasur tendenca të individit që të shkaktoj panik te popullata dhe te pacientët tanë me motive shumë të ulëta që pacientët tanë mos të trajtohen këtu, por të trajtohen nëpër spitale private…besimi ekziston por vërehet te popullata dhe te pacientët tanë, motivet e ulëta nuk do t’i lejojmë asnjëherë që të kthehemi në të kaluarën. E dimë që në Qendrën Klinike Univeristare duke filluar nga qendra emergjente, njësia koronare ka qenë një zonë transite, brenda natës ka pasur individë që ka referuar 16 pacientë për t’u trajtuar në spitale private, nuk jemi kundër spitaleve private, janë aspet i joni, mirëpo Qendra Klinike duhet të jetë një qendër referente e cila i ka dyer e hapura pavarësisht atyre a kanë apo nuk kanë para”, tha Sejdiu.
Po ashtu, drejtori i SHSKUK-së tha se shtimi i pacientëve që trajtohen në këtë klinik ka bërë që të ketë shtim të vdekshmërisë për 3 përqind.
Sejdiu i pyetur se a ndërlidhet me gjëra personale ky punim i Gani Bajraktari, tha se kjo nuk është aspak individuale, pasi që po rrezikohen më shumë persona.
Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, Tefik Bekteshi, i cili edhe foli për shifrat, tha se vdekshmëria prej 15 përqind nuk ekziston fare.
Ai tha se edhe stendat që përdoren u takojnë standardeve evropiane dhe janë prodhim i Polonisë, e jo siç thuhej prodhim nga Kina.
Ai tha se vitin e kaluar Klinika e Kardiokirurgjisë janë kryer 212 operacione, ndërsa në tre mujorin e parë të këtij viti janë kryer 56 operacione.
“Në vitin e kaluar kemi pasur vdekshmërinë te infarkti akut 3.58 është fjala tek infarkti akut te rastet elektive. Ne kemi një vdekje mos i përzieni iu kisha lutur sepse rastet elektive janë ato që i përgatisim për intervenim dhe përputhen me të gjitha statistikat të çfarëdo institucioni në botë që ka këtë vëllim të punës. Prej këtij viti punojmë me dy salla të kardiologjisë invazive dhe kemi pasur me siguri numër më të madh të procedurave, gjithashtu i kemi dy salla që punojnë në kardiokirurgji…Vdekshmëria prej 15 për qind fare nuk flitet sa i përket kardiologjisë invazive ”, tha Bekteshi.
Drejtori i SHSKUK-së i pyetur rreth kostos së transforimit farmeceotik që do ndodh, tha se ende nuk dihet se sa do kushtojë një transformim i tillë.
“Ajo se sa do të na kushtoj saktë nuk e dimë sa do të kushtoj. Është bërë projekti ato merren me shërbime teknike por ajo që është e rëndësishme me ditë që barnatoret qendrore materiali, barnat dhe materiali shpenzues kur vjen në barnatore qendrore do të shpërndahet në mënyrë softuerike nëpër të gjitha barnatoret kliniket që janë krijuar, do krijohen edhe barnatoret e reparteve”, tha ai.
Sejdiu po ashtu ka folur edhe për mungesën e disa gjërave elementare në klinikat e QKUK-së, teksa tha se janë duke nënshkruar kontrata të shumta për furnizim të klinikave.
Gjatë kësaj konference u tha se së shpejti do të hapet edhe kardiokirurgjia pediatrike dhe për këtë edhe një ekip mjekësor janë duke u trajnuar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025