Trajtimi nga COVID-19, 63 pacientë janë në kujdes intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 976 pacientë kanë marrë trajtim mjekësor në klinikat COVID-19, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas njoftimit, 831 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 63 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave edhe spitaleve të përgjithshme:
- Klinika Infektive, 97 pacientë
- Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 90 pacientë
- Klinika Infektive III (Interno), 59 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
- Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 21 pacientë
- Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
- Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
- Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
- Spitali i Pejës, 174 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 90 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 51 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 74 pacientë /Telegrafi/





















































