LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohen mundësitë e tejkalimit të mungesës së ujit në Gjilan

Shqyrtohen mundësitë e tejkalimit të mungesës së ujit në Gjilan

Gjilani së bashku me nivelin qendror duhet të fokusohen në zgjidhje afatgjate të çështjes së ujit të pijshëm, duke siguruar rezerva tjera shtesë të ujit. Është hera e katërt që nga paslufta që Gjilani vjen në një situatë të tillë, kështu është shprehur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin LLuka gjatë tryezës me temë “ Furnizimi afatgjatë i Gjilanit me ujë të pijshëm Shqyrtimi i Alternativave për Sigurimin e Burimeve të Ujit”, organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Ujësjellësit Rajonal Hidromorava.

Me këtë rast Ministri Lluka i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi, Kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryeshefi i Ujësjellësit Rajonal Hidromorava Muhamed Suliqi kanë vizituar Liqenin e Perlepnicës për të shikuar nga afër se si rezervat ujore janë zvogëluar kjo për shkak të mungesës së reshjeve.

Ministri Lluka ka pohuar se aktualisht janë duke u analizuar katër burime emergjente që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e përkoshme të problemit, duke shtuar se Gjilani së bashku me nivelin qëndror duhen të fokusohen në zgjidhje afatgjate të këtij problemi.


“ Sot është krizë ujore në Gjilan, para pak kohe kemi pasur krizë të tillë në Prishtinë. Ndërkohë, raporti i fundit i Bankës Botërore ka treguar qartë se Kosova ka vetëm 230 metër kub rezerva ujore për kokë banori, kurse vendet e rajonit me mbi 650 metër kub, kurse shtetet e zhvilluara të Evropës, rreth 1700 m3 për kokë banori”, është shprehur Ministri Lluka gjatë tryezes, duke shtuar se në bazë të këtij raporti, Qeveria e Kosovës, me ndihmën e Bankës Botërore, janë duke i trajtuar dy mundësi për investime siç janë akumuluesi në Kamenicë dhe akumuluesi në Suharekë.

Ndryshe, varësisht nga propozimet e kësaj tryeze Ministri Lluka, Ministri Matoshi së bashku me Kryetarin Haziri, janë zotuar për të përkrahur rekomandimet e ekspertëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Kalo në kategori