LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtimi i kancerit të qafës së mitrës me tipizim e HPV-së ose pap testit?

Shqyrtimi i kancerit të qafës së mitrës me tipizim e HPV-së ose pap testit?

Shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm me lloje të HPV-së me rrezik të lartë (human papilloma virus), i cili është infeksioni më i zakonshëm dhe seksualisht i transmetueshëm. Jo çdo virus HPV shkakton kancer. Të tilla janë tipet onkogjenë HPV 16 dhe HPV18, të cilët së bashku janë përgjegjës për mbi 70% të të gjitha rasteve të kancerit në qafën e mitrës.

Metodat e shqyrtimit

Ekzistojnë disa lloje:


  • Testi molekular – shërben për të zbuluar praninë e HPV-së. Njihet gjithashtu si tipizimi i HPV-së.
  • Testi citologjik – këtu përfshihen:

PAP testi konvencional
Liquid-based cytology (LBC)

  • Shqyrtimi vizual i cili mund të kryhet në dy mënyra:

– me ndihmën e acidit acetik ose të Lugol’s iodine
– me ndihmën e kolposkopit ose kamerës

Sot, rekomandimet e shoqatave botërore për gjinekologji dhe obstetrikë inkurajojnë aplikimin e të dyja metodave në varësi të moshës dhe gjetjeve të mëparshme të depistimit/shqyrtimit, domosdoshmërisht në kombinim me shqyrtimin vizual.

Informacione të cilat nuk duhet ti harroni

Fillimi i shqyrtimit bëhet një vit pas fillimit të marrëdhënieve seksuale.
Deri në moshën 30 vjeçare kryhet Pap test çdo 3 vjet nëse gjetjet janë negative.
Nga mosha 30 deri në 65 vjeç ka dy opsione – shqyrtim me anë të testit citologjik çdo tre vjet ose skrining me HPV dhe citologji çdo 5 vjet te pacientët që kanë rezultate negative të shqyrtimit.
Mbi moshën 65 vjeç, shqyrtimi mund të ndalet tek një kategori e caktuar pacientësh.

Gjetjet pozitive citologjike ose tipizimi i HPV me një lloj HPV me rrezik të lartë – kërkon procedura të mëtejshme diagnostikuese si:

– kolposkopi
– biopsi dhe kiretazh endocervikal

Diagnoza përfundimtare vendoset pas marrjes së mostrës së biopsisë dhe analizës histopatologjike.
Rezervoni terminin tuaj në 000389 2 3091 484

Dr. Irena Andonova
Specialist gjinekolog-obstetër
Artikull i sponzorizuar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Mollët janë plot sheqer – a bën t’i hamë dhe sa janë të shëndetshme

Mollët janë plot sheqer – a bën t’i hamë dhe sa janë të shëndetshme

Kalo në kategori