Shqiptohen 2 mijë e 640 gjoba për një javë, Policia në Prizren godet kundërvajtësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacioneve policore në kuadër të saj, ka vazhduar me intensitet të shtuar aktivitetet për ofrimin e sigurisë në trafik në zonën e përgjegjësisë që përfshin katër komuna: Prizren, Dragash, Suharekë dhe Mamushë.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë periudhës 07.07.2025 – 13.07.2025 janë shqiptuar gjithsej 2,640 gjoba për kundërvajtje në trafik, si rezultat i shkeljeve të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor si dhe janë vendosur pika të shumta kontrolli në rrugët kryesore dhe dytësore, me qëllim të rritjes së prezencës policore në terren dhe parandalimit të aksidenteve.
Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, me fokus të veçantë në parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale.
Policia po ashtu ka bërë apel qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për një ambient më të sigurt për të gjithë. /Telegrafi/

















































