LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune

Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune

Qeveria e Republikës së Shqipërisë mori vendim që shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi të mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim u mor nga qeveria e Edi Ramës në një seancë të mbajtur më 10 maj, transmeton gazeta malazeze “Vjesti”.

“Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali të Zi gëzojnë të drejtën e punësimit, si shtetasit e Shqipërisë, përveç kur punësimi i referohet në mënyrë specifike shtetësisë shqiptare, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë.


I njëjti vendim u miratua më parë nga qeveria shqiptare për shqiptarët nga Kosova dhe Serbia jugore.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj njoftoi nëpërmes rrjetit social “Facebook” se po krijon kushte për hyrjen në tregun shqiptarë edhe për shqiptarët që jetojnë në rajon.

“Ndonëse kjo mund të duket si një lëvizje pa ndikim të menjëhershëm apo një iniciativë krejtësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët nga vendet fqinje pa ndonjë dallim”, tha Cakaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori