Shqiptarja 25 vjeçare Klivja Caci humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ngjarja ndodhi pasi makina e saj u përmbys në autostradën 96, në Livonia të Miçiganit.


34143842 1541010178101402 r

Autoritetet policore thanë se po hetonin ngjarjen, por të dhënat paraprake tregojnë se Caci po përpiqej të dilte nga autostrada për në një rrugë dytësore, kur humbi kontrollin e makinës. Si pasojë u përplas me bordurat dhe automjeti u rrotullua disa herë.

Policia tha se nuk kishte të dhëna se drejtuesja e mjetit kishte konsumuar alkool ose përdorur substanca narkotike.

Ndërkohë miqtë e saj në SHBA kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për kthimin e trupit të pajetë në Shqipëri, ku jetojnë prindërit dhe vëllai i saj. /Telegrafi/