LAJMI I FUNDIT:

“Shqiptarin do e marr të mbledhë ullinj, por jo për dhëndër”, portali grek i del në krah Hasit

“Shqiptarin do e marr të mbledhë ullinj, por jo për dhëndër”, portali grek i del në krah Hasit

Asnjë i huaj tjetër nuk është përplasur me grekët aq sa shqiptarët. Historia është e vjetër, fillon që para 6 shekujsh. Shqiptarët vijnë në Greqi dhe hedhin rrënjë.

Vetëm gjatë viteve të fundit, që nga 1990 më saktë, shqiptarët vijnë në shumicën e tyre dërrmuese në Greqi për të nxjerrë të ardhura dhe më pas të kthehen në vendin e tyre.

Emri i Besnik Hasit si trajner i Olympiacosit nuk tingëlloi mirë në veshët e tifozëve bardhekuq, pavarësisht se ish¬i i Anderlechtit dhe Legia Varshavës është i mirë, serioz dhe zotëri në punën e tij.


Veshët ua vrau vetëm fakti që është shqiptar. E konsiderojnë si të paemancipuar. Ashtu fiks siç Perëndimi, Europa dhe Amerika konsiderojnë grekët.

Vetëm pse dikush është grek, atë e konsiderojnë dinak, të dyshuar, kriminel dhe sigurisht një njeri tek i cili nuk mund të kesh besim. Studentët grekë dallojnë dhe dalin të parët në universitetet amerikane, transmeton panorama.

Shkencëtarët grekë vlerësohen jashtë vendit si vlera botërore. Por, edhe me të gjitha këto, në filma dhe në kinema, ai që shfaqet me cigare në gojë është grek, pra një personazh negativ për të huajt, pa bërë dallim nga një kriminel.

Ka nga ata shqiptarë që erdhën me xhepat bosh dhe krijuan pasuri në Greqi. U bënë biznesmenë, hapën dyqane, u bënë familjarë për t’u marrë shembull. Por, shqiptari në ndërgjegjen e njerëzve është më pak i mirë në krahasim me të huajt e tjerë, domethënë më pak i mirë se francezët, anglezët dhe gjermanët.

“Ai është shqiptar. Do ta marr të më mbledhë ullinjtë, të punojë në fabrikë, në ndërtim, por jo deri aty sa t’ia jap vajzës sime për dhëndër”, të thonë në Greqi.

“Jam me Olympiacosin”, të thotë tifozi bardhekuq, por jo sa të arrijmë deri aty që të kemi trajner një shqiptar. E, megjithatë, duhet ta pranojmë dhe ta vlerësojmë për punën që do të bëjë. Ky është futbolli, nuk ka pse të paragjykojmë.

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori