Megjithëse qeveria e Ukrainës tenton t’i qetësojë qytetarët nga një pushtim i mundshëm i Rusisë, në terren gjërat janë krejt ndryshe.
Prioritet për ukrainasit e profesioneve të ndryshme është të mësuarit e përdorimit të armëve dhe mënyra e lëvizjes drejt bunkerëve në rast sulmi nga ajri.
Në rast sulmi ata do të përfshihen në atë që është pagëzuar me emrin Forca Territoriale Mbrojtëse e Kievit.
Në procesin e trajnimit të civilëve të cilët do të vendosen në vijën e dytë të mbrojtjes është edhe një shqiptar.
Ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji është i përfshirë në stërvitjen e civilëve në një bazë ushtarake në Kiev.
Në një rrëfim për Top Channel Emanueli shpjegoi procesin e trajnimit.
“Çdo ditë ne trajnojmë 200 persona të ndarë në grupe. Ne u mësojmë si të jenë të aftë të dinë veprimet bazë dhe kujdesin ndaj armëve të zjarrit që të mos lëndojnë shokët dhe njerëzit e paarmatosur. Si të koordinohen në grup e të lëvizin në formacione të ndryshme. U mësojmë metodën më efikase për hapje zjarri ndaj armikut.
Si të kuptojnë nga vjen goditja e zjarrit ndaj tyre në terrenet urbane ose në terrene pyjore. Rëndësi merr edhe se si ata të mbrohen e të evakuojnë shokët e plagosur duke u dhënë ndihmën e parë.
Se si të japin ndihmën e parë të lënduarve”, tregon ushtaraku shqiptar i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë dhe është bërë pjesë e ushtrisë së këtij vendi pasi është pranuar dhe ka nënshkruar një kontratë.
Të gjitha këto Emanueli thotë se janë veprime ushtarake që mësohen në 15 muaj por ata po mundohem t’ua mësojnë sa më shpejt civilëve.
“Trajnimi ynë përfshin gjithashtu si qytetarët ukrainas të jenë efektiv nën komandat e liderit të tyre dhe sesi të jenë efiçent fizikisht dhe të mbrojnë territorin që i është caktuar. Merr rëndësi për ta të dinë si të mbrohen kur ka sulme ajrore, artileri dhe sulme të koordinuara nga ajri, toka së bashku. U mësojmë po ashtu përdorimin e granatave të dorës”, thekson ai.
Emanueli shpjegon po ashtu, se ai këto trajnime i organizon në kuadër të përfshirjes së tij në atë që njihet si Legjioni Gjeorgjian, i drejtuar nga veterani luftës në Gjeorgji, Mamuka Mamulashvil.
Siç shihet edhe nga këto foto, mobilizimi i ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje