Shqiptarët janë të dytët në botë, pas marokenëve, që kanë arritur të marrin nënshtetësinë e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2016.
Janë 67,500 shqiptarë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në vitin 2016, ku 97 për qind e tyre kanë marrë nënshtetësinë e Italisë, ose Greqisë, nga kjo 54.7 për qind kanë marrë nënshtetësi italiane, 42.3 për qind greke dhe 0.8 për qind belge, thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane të Statistikave (Eurostat), përcjell Telegrafi.
Në listë janë dhe kosovarët që renditën në pozitën e 28-të me 9,500 persona që kanë arritur të marrin nënshtetësinë. 41.6 për qind e tyre shtetësinë më një nga vendet e BE-së e kanë marr nga Gjermania, 37.7 për qind nga Italia dhe 7.5 për qind nga Suedia.
Në vitin 2016, rreth 995 mijë persona kanë fituar shtetësinë në një shtet anëtar të BE-së, nga 841 mijë në vitin 2015 dhe 889 mijë në vitin 2014. Nga numri i përgjithshëm i personave që fitojnë shtetësinë në një prej shteteve anëtare të BE në 2016, 12 për qind ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin nuk ishin shtetas të BE, ose ishin pa shtetësi.
Grupi më i madh që fiton shtetësinë në një shtet anëtar të BE, ku jetonin në vitin 2016, ishin shtetasit e Marokut me 101,300 persona, 89 për qind prej të cilëve kanë marrë shtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës, duke u renditur përpara qytetarëve të Shqipërisë me 67,500, India me 41,700, më shumë se 60 për qind kanë marrë shtetësi britanike, Turqia me 32,800, pothuajse gjysma e fituar shtetësinë gjermane, Rumania 29,700, 44 për qind kanë fituar shtetësinë italiane dhe Ukraina me 24 mijë, 60 për qind kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë, Rumanisë, Portugalisë ose Italisë.
Marokenët, shqiptarët, indianët, pakistanezët, turqit, rumunët dhe ukrainasit përfaqësonin së bashku rreth një të tretën apo 33 për qind të numrit të përgjithshëm të personave që fituan shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2016. Rumunët me 29,700 persona dhe polakët me 19,800 ishin dy grupet më të mëdha të shtetasve të BE-së që fituan shtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri