Me gati gjysmën e popullsisë që jeton në fshat, shqiptarët renditen si populli i fundit në Evropë përsa i përket numrit të veturave për 1000 banorë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor, në Shqipëri ka rreth 400 mijë vetura që paguajnë siguracion dhe kryejnë kontroll teknik, apo rreth 140 automjete për 1000 banorë.
Ky tregues është më i ulëti në Evropë, sipas të dhënave krahasuese publikuara nga Nationmaster dhe Eurostat. Shqipërisë ia kalon edhe Kosova dhe Maqedonia, të cilat kanë gati 150 automjete për 1000 banorë.
Shqipëria mban dhe një tjetër rekord, atë të automjeteve të vjetra, teksa mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura.
Sipas INSTAT, që prej vitit 2013, në Shqipëri importohen mesatarisht 30-40 mijë makina, ku rekordin e ka shënuar 2013, me rreth 44 mijë të tilla. Por, të dhënat e vitit 2013 nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se nga 44 mijë makina të importuara gjithsej, 80% e tyre ishin më të vjetra se 10 vjet.
Së fundmi, qeveria ka miratuar një strategji që të gjitha makinat që qarkullojnë në vendin tonë dhe rezultojnë të jenë me prodhim para vitit 1995 të dalin gradualisht nga qarkullimi.
Shtetet me më shumë vetura
Shtetet me më shumë vetura në botë janë ato monarke në Europë, si San Marino, Monaco, Liechtenstein. San Marino ka madje më shumë makina sesa banorë (për shkak të të huajve apo një banor ka më shumë se një veture).
Nga vendet e mëdha kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gati 800 vetura për 1000 banorë, teksa për shkak të distancave të mëdha, zotërimi i një makine bëhet domosdoshmëri për çdo anëtar të familjes.
Listën e kryesojnë vendet e zhvilluara dhe sidomos ato europiane. Italia shihet të ketë një numër të lartë veturash për 1000 banorë në 680. Vende me zhvillim të lartë, si Franca, Gjermania, Finlanda, Austri apo Zvicra duket se preferojnë edhe transportin publik, teksa numri i automjeteve luhatet në 560-580 makina për 1000 banorë. Kjo është më e dukshme sidomos në Danimarkë, (480 vetura) e Suedi (520), vende që janë mjaft miqësore me mjedisin.
Nga shtetet e rajonit, numri i lartë i veturave për 1000 banorë është në Bullgari (393), Kroaci (380), Mali i Zi (309), Serbi (238). /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit