Shqipëria dhe Kosova kanë të drejtë legjitime të kujdesen për të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve, përfshirë edhe ata që jetojnë në Maqedoni, vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare duke komentuar vizitat e krerëve të Tiranës dhe Prishtinës në Shkup, si dhe ndarjen e mirënjohjeve të Presidentit të Kosovës për personalitete të caktuara në Maqedoni, shkruan REL.
Mersel Bilalli, ish deputet dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Fon, thotë se dy shtetet, në vazhdimësi kanë ngritur zërin për shkeljet e të drejtave apo për avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, por në momente të caktuara ato kanë pasur edhe preferencat e tyre politike duke favorizuar njërin apo subjektin tjetër politik që sipas tij mund të kenë ndikuar në thellimin e hendekut të ndasive në Maqedoni.
“Duhet të bëhet një dallim, institucionet e këtyre shteteve kanë të drejtë legjitime që të interesohen edhe për pjesën shqiptare që jeton këtu, por jo edhe individë apo udhëheqës të partive politike, e aq më pak individë të prirë nga interesat personale apo diçka që është jashtë ligjore sepse ajo e zhvlerëson inteligjencën e popullatës shqiptare këtu e cila duhet të vlerësojë politikanët e vet vetëm në bazë të meritave dhe jo se dikush tjetër i lavdëron”, thotë Bilalli.
Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, thotë se Shqipëria dhe Kosova në momente duhet të sjellin disa mesazhe ashtu siç kanë bërë edhe më parë duke ndihmuar avancimin e çështjeve shqiptare në Maqedoni
“Ndërsa sa i përket aspektit tjetër, atij për fitimin e pikëve politike mendoj se sikur Tirana ashtu edhe Prishtina duhet të jenë të kujdesshme që të mos ndikojnë në zgjedhje për shkak se e dëmton procesin. Shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë të votojnë ashtu siç mendojnë dhe jo t’iu imponohet mendimi se si duhet të votojmë”, thotë Sinani duke shtuar se prioritet i politikës së Kosovës dhe Shqipërisë në raport me Maqedoninë nuk duhet të jetë aktrim i “babait të madh”, por nxitja dhe kultivimi i vlerave si në politikë ashtu edhe në sferat tjera të jetës.
“Nga ky këndvështrim Tirana dhe Prishtina gjithmonë mund të nxisin lëvizje pozitive tek shqiptarët e Maqedonisë. Në këtë drejtim mendoj se edhe tani ato kanë fuqinë, kanë mundësinë që t’i ndihmojnë shqiptarëve të Maqedonisë për të dalë një gjeneratë e njerëzve të rinj që nuk janë të kapur prej shtetit maqedonas”, thotë Sinani.
Gjatë 25 viteve demokraci, raportet mes politikës shqiptare në Maqedoni në raport me ato në Kosovë dhe Shqipëri kanë pasur lëkundje të theksuara që në momente të caktuara kanë ndikuar edhe në procese zgjedhore me favorizimet e caktuara që kanë bërë.
Kjo vërehet nga vizitat dhe pritjet që janë rezervuar për politikanët shqiptar në Prishtinë dhe Tiranë, por edhe nga përfaqësuesit e tyre në Shkup pasi në disa raste ka pasur edhe përplasje me politikanë të caktuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hamza: Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa

DAP: Të dhënat për llogaritjen e pagave janë të sakta, nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025

Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi