LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët grabisin bashkatdhetarin: Dalin pamjet e përleshjes me bandën e hajdutëve në Mykonos

Shqiptarët grabisin bashkatdhetarin: Dalin pamjet e përleshjes me bandën e hajdutëve në Mykonos

E denjë për një skenar filmi është historia e biznesmenit shqiptar Tonin Preka, i cili prej vitesh është zhvendosur në Mykonos aty ku zhvillon biznesin e tij në fushën e ndërtimit.

Në nëntor të vitit të kaluar ai ra pre e një grabitje me armë e leca nga 5 persona të maskuar.

Top Channel ka siguruar pamjet e kësaj grabitje ku 41-vjeçari përleshet me agresorët madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatorja.


Grabitja ka ndodhur në zyrën e sipërmarrësit, e cila ndodhet ngjitur me shtëpinë e tij ku ka pasur fëmijët dhe bashkëshorten.

Grabitësit, të cilët më vonë u identifikuan që ishin shqiptarë dhe ish-punonjës së biznesmenit kishin ruajtur në ditën ku ai do të paguante punëtorët dhe i grabitën çantën me 40 mijë euro. Por etja e tyre për para ishte më e madhe ata dhunuan biznesmenin për t’i marrë 500 mijë euro, ndërsa bashkëpunëtorit të tij që ishte në zyrë i thyen dorën t’i mernin buzylykun e floririt.

Megjithëse të maskuar, biznesmeni shqiptar mundi të identifikojë grabitësit. Njëri prej agresorëve, Agustin Marku, u vu në pranga të nesërmen e grabitjes ndërsa dy të tjerët, Alfons Ndoci dhe Geralt Jahu, u arrestuan më 26 qershor të këtij viti. Ka qenë pikërisht biznesmeni Tonin Preka që i pa në një qendër tregtare dhe njoftoi policinë pavarësisht se ata edhe në këtë rast e kërcënuan me armë.

Tentativa e tyre për arratisje dështoi dhe ata u vunë në pranga. Ndoci në 2014 kishte ekzekutuar një shtetas grek gjatë një grabitjeje, ndërsa në 2018 ishte arratisur nga burgu i Patrës. Ende në kërkim për këtë ngjarje janë Enderik Skënderaj dhe Nedin Bylbyli.

Kjo bandë e rrezikshme prej 5 shqiptarësh jetonte në një kamper të pozicionuar në mikonos dhe natën dilnin dhe kryenin grabitje në vila e biznese të ndryshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori