Përveç se shqiptarët janë kontribuues të mëdhenj në mbushjen e buxhetit të Maqedonisë përmes transfertave dhe remitencave të mërgimtarëve, poashtu edhe sipas konsumit të përgjithshëm del se shqiptarët janë tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, shkruan gazeta Koha.mk.
Kështu vlerësojnë ekspertët ekonomik edhe përkundër faktit se Drejtoria për të Hyra Publike (DHP) në raportet e saja vjetore i publikon vetëm të dhënat për tatimin personal dhe tatimin e fitimit, kurse i fsheh të dhënat për pagesën e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH), pasi me këtë do të dilte në pah se shqiptarët janë mbushës më të mëdhenj të buxhetit se sa maqedonasit.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Tetovës(UT), Nasir Selimi, thotë se derisa DHP-ja nuk del me një pasqyrë reale se sa qytetarët e Gostivarit, Tetovës, Shkupit apo Dibrës kanë paguar tatim, asnjëherë nuk do dimë saktë se sa shqiptarët në rajonin e Pollogut janë tatimpagues të rregullt.
“Kur këto të dhëna do të dihen saktë se në komunën e Tetovës apo Gostivarit janë paguar tatime, atëherë do të ishte shumë e logjikshme se shqiptarët janë tatim pagues”, thotë Selimi. Në mungesë të treguesve të saktë të cilat nuk mund t’i gjeni edhe në DHP, asnjëherë nuk mund të dalim me numra konkret se sa shqiptarët paguajnë tatime, apo sa me kontributin e tyre si tatimpagues shteti kontribuojnë në realizmin e projekteve të ndryshme, që dukshëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve të rajonit të Pollogut.
“Përndryshe, taksat paguhen në bazë të aktiviteteve të ndryshme ekonomike që realizojnë qytetarët dhe ndërmarrjet dhe në bazë të blerjes së mallrave dhe shërbimeve si konsumator për të cilat paguhet TVSH. Pra, të ashtuquajtura tatimet direkte dhe indirekte. Planifikimi dhe realizimi i buxhetit shtetëror është një burim i përafërt që mund të na jep një pasqyrë rreth kësaj problematike, por jo edhe aq të saktë, pasi paratë buxhetore edhe kur i financojnë realizojnë një projekt në Pollog, ajo shkon në dobi të të gjithë qytetarëve të atij rajoni. Nga përvoja, shihet qartë se realizimi i projekteve investuese në këtë rajon është simbolik, fare i papërfillshëm”, thotë profesori Selimi.
Ndërkaq, akademiku Abdylmenaf Buxheti thotë se gjykuar sipas rrethanave, shqiptaret në Pollog janë tatimpagues më të rregullt se mesatarja në nivel shtetit, edhe atë për disa arsye.
“E para, ata janë më pak të mbrojtur, për të mos thënë të pambrojtur, krahasuar me bartësit real të pushtetit. Kemi dëshmi dhe raste konkrete se udhëheqësit shqiptar as që mund të ‘hapin gojën’, karshi tjerëve, përveç rasteve me interesa të përbashkëta konjunkturale. E dyta, risku për sanksione represive për evazion apo edhe abuzim fiskal te shqiptarët është shumë herë më i madh edhe për shkak të qasjes selektive në zbatimet ligjore në përgjithësi dhe te ligjet fiskale në veçanti. E treta, në bazë të evidencave dhe analizave shkencore, kemi dëshmuar se edhe për shkak të sistemit tatimor regresiv, i dominuar nga tatimet në konsum, shqiptarët janë më të rregullt në konsum se sa në të ardhurat dhe fitimet”, thotë Bexheti.
Megjithatë, akademiku vëren se në bazë të disa analizave shkencore të bëra nga vetë ai vite më parë, ku si shembull merret Tetova, fitohet përshtypja se në këtë qytet paguhet më pak tatim se në Manastir. “Mos transparenca e këtyre të dhënave nuk i jep të drejtën DHP-së t’i llogaris shqiptarët si jo tatimpagues të këtij shteti, sepse bëhet fjalë për tatimpagues shqiptar të këtij vendit, të cilët duhet të dinë nga merren dhe për çfarë destinohen ato. Sipas konsumit të përgjithshëm, sërish shqiptarët janë tatimpaguesit më të mëdhenj në vend. Incidenca fiskale ndaj shqiptarëve është shumë më e madhe se ndaj tjerëve dhe se shqiptarët, krahasuar me kontributin e tyre fiskal, thithin shumë pak mjete nga Buxheti i Maqedonisë. Me një fjalë, shqiptarët janë financues neto të buxhetit të shtetit”, thotë Bexheti.
Mirëpo, edhe përkundër faktit se DHP-ja vite me radhë i mban të fshehta të dhënat për pagesa të tatimeve sipas qyteteve, Bexheti thotë se ekzistojnë burime të tjera përmes të cilëve mund të bëhen analiza të sakta, gjithmonë duke krahasuar pagesat në një drejtori rajonale me popullsi maqedonase dhe një drejtori rajonale më popullsi shqiptare. “Për shembull, nëse marrim si bazë të dhënave zyrtare të drejtorive përkatëse, drejtoria regjionale e Manastirit për vitin fiskal 2010 ka gjeneruar TVSH gjithsej në vlerë prej 2.079.000.000,00 denarë apo 33,8 milionë euro, kurse drejtoria regjionale e Tetovës ka gjeneruar TVSH gjithsej në vlerë prej 4.533.141.000,00 denarë apo 73,7 milionë euro.
Pra, edhe pse numri i popullatës nën juridiksionin fiskal të Drejtorisë së Tetovës është vetëm për 9 për qind më i lart se ai i Manastirit, shuma e gjeneruar e TVSH-së është 118% më e lartë”, thotë akademiku Bexheti. Sipas tij, këto dhëna i hedhin poshtë të gjitha deklarata e deritanishme të funksionarëve të lartë maqedonas, se shqiptarët shumë pak paguajnë tatime. “Këto shënime logjike, dëshmojnë se të gjitha hamendjet dhe akuzat e pabaza, që shpesh ishin sinonime për kualifikim të pabazë për shqiptarët, janë të paqëndrueshme dhe në kundërshtim me realitetin”, thotë Bexheti.
Punësimi i nxjerr maqedonasit tatimpagues personal dhe të fitimit
Akademiku Abdylmenaf Bexheti sqaron se pse në rajonet me popullatë dominuese maqedonase pagesave e tatimeve në të ardhura personale dhe në fitim është më produktiv. “Pagesa e tatimeve në të ardhura personale dhe në tatim të fitim është më e lartë në rajonet me popullatë dominuese maqedonase për shkak të numrit të punësuarve dhe për shkak të kompanive më aktive në vendbanimet me popullatë maqedonase. Rajonet me popullatë dominuese shqiptare kryesisht kanë shumë pakë të punësuar në Maqedoni dhe janë kryesisht të punësuar në botën e jashtme, që dëshmohet edhe nga remitencat vjetore që shkojnë edhe deri në 20 për qind të Bruto Prodhimit Vendor”, thotë akademiku Abdylmenaf Bexheti.
DHP pa të dhëna për qytetet dhe përkatësinë etnike
Nga Drejtoria për të Hyra Publike nuk japin të dhëna për pagesën e të gjitha llojeve të tatimeve në bazë të qyteteve, përfshirë këtu edhe pagesën e TVSH-së, por as edhe në bazë të përkatësisë etnike. “Kur është fjala për pagesë të tatimeve nuk mund të japin të dhëna se sa është pagesa nëpër rajone apo qytete. Në asnjë mënyrë nuk mund të bëhen analiza të këtij lloji, sepse tatimi është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh se cilit etnitet i takojnë”, thonë nga DHP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës