Edhe pse gati gjysma e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime ato janë treguar të kursyera në tremujorin e parë të vitit 2018, teksa indeksi i shitjes me pakicë të produkteve ushqimore ka mbetur në vendnumërim në krahasim me tremujorin e parë të 2017.
Sipas Indeksit të Tregtisë me Pakicë të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit në tremujorin e parë të vitit ishte vetëm 0.2 për qind, një ndër rritjet më të ulëta të viteve të fundit.
Me një krahasim afatmesëm që nga viti 2016 shihet një rënie e ritmeve të konsumit të ushqimeve në një trend gati të qëndrueshëm. Fenomeni merr formë nga fillimi i vitit 2017 ku të gjithë tremujorët deri në të parin e 2018-së shihet një rritje me ritme më të ulëta e konsumit të ushqimeve nisur nga indekset e shitjes me pakicë, shkruan Monitor.
Gjatë vitit 2016 indekset e tregtisë me pakicë të ushqimeve kishin rritje vjetore më të larta se 9 për qind. Por, ndërsa tregohen të kursyer me ushqime, shqiptarët nuk kursehen në blerjet e tjera. Indeksi i tregtisë me pakicë shfaq një diferencë të dukshme të shitjeve të artikuj jo ushqimore me ato ushqimore.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumi është mbajtur në këmbë nga artikujt jo ushqimore të cilët gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 janë rritur 2.8 për qind në krahasim periudhën respektive të vitit 2017. Në tremujorin e parë 2018, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë gjithsej është rritur 1.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Grupet të cilat kanë ndikuar janë grupi i ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara me 0.1 pikë përqindje, grupi artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara me 1.2 pikë përqindje dhe grupi tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara me 0.2 pikë përqindje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë