Grupi i të rinjve shqiptarë të cilët u ankuan për ëmbëlsirën, u tërbua teksa të rinjtë e Ragusës u hodhën në mbrojtje të pronarit të lokalit. Videoja tregon shqiptarët e dhunshëm, të cilët kanë përdorur shkopinj për të goditur.

Por, ajo që e vuajti më shumë ishte një vajzë, e cila në përpjekje për të ndarë të rinjtë mes tyre, u godit keq dhe përfundoi në tokë me shenja.


Sherri përfundoi menjëherë pasi të rinjtë dëgjuan sirenat e policisë. Me të mbërritur, policia arrestoi një italian C.F 28 vjeç, një shqiptar me inicialet A.V. 20 vjeç dhe një tjetër të ri shqiptar Z.V 28-vjeç. /SHO/