Shqipron Kuliqi, i riu nga Skenderaj, është një shembull i suksesit por edhe i asaj se si duhet të thyhen barrierat dhe paragjykimet për personat me aftësi të kufizuara.
Edhe pse problemin me shikimin e ka që nga lindja kjo nuk e pengoi që ëndrrat e tij t’i bëjë realitet.
“Jam Shqipron Kuliqi, vijë nga Skenderaj. Jam 26 vjeçar dhe person me shikim të dobësuar, por kjo nuk më ka penguar asnjëherë që të arrijë suksese. Kurse këtë problem e kam që nga lindja, pra kam lindur si person me shikim të dobësuar”, tha ai për Telegrafin.
Si dashamirës i sportit, Shqiproni në një intervistë për Telegrafin, shpalosi disa prej ëndrrave të tij të cilat me shumë punë dhe përkushtim ka arritur t’i jetësojë.
“Për sport mund ta përmendim që unë jam lojtar i rregullt në një sport i cili zhvillohet për të verbrit dhe për persona me shikim të dobësuar që quhet ‘Goalball’. Dhe në këtë sport përveç që marr pjesë në ekipet e Kosovës marr pjesë edhe në kombëtaren e Kosovës ku e përfaqësojmë shtetin jashtë vendit”, rrëfeu Kuliqi.

Përkundur sfidave dhe vështirësive, Shqiproni nga pasioni dhe puna e pandalur ka arritur kështu të rrëmbejë edhe trofe si ai në Malmo, në vitin 2015.
“Me këtë sport kam filluar të merrem shumë moti, prej që kam qenë fëmijë. Por me përfaqësuesen e Kosovës kam filluar që nga viti 2013 dhe rregullisht një herë po dy herë në vjet jashtë shtetit marr pjesë në turnir. Për mua viti më i suksesshëm ka qenë viti 2015. Si në aspektin sportiv, si jashtë këtij aspekti, pra atë social, ku në vitin 2015 në Malmo të Suedisë kam arritur të zgjidhem golashënuesi më i mirë i turnirit me 33 gola të shënuara në pesë ndeshje dhe kjo e ka shtu këtë sukses sepse ka pasur edhe lojtar të tjerë aty shumë më të mirë. Por unë isha në formë shumë të mirë dhe e arrita ta rrëmbeja atë çmim”, tregon ai.

Si një njeri me vendosmëri të lartë, Kuliqi e vlerëson jashtëzakonisht punën e arsimimit. Ai studimet fillore dhe ato të mesme i kreu në shkollën për të verbër në Pejë, kurse studimet universitare në Departamentin e Gazetarisë në UP, duke e zhvilluar kështu pasionin dhe profesionin së bashku.
“Periudha e studimeve nuk ka qenë edhe e shumë vështirë, për shkak se kolegët e kanë bërë shumë të lehtë edhe profesorët po ashtu. Por edhe unë jam munduar në maksimum t’ua lehtësojë punën atyre me mua dhe kjo ka bërë që ta kemi një mirëkuptim, shumë të mirë me njëri-tjetrin. Kurse shkollimin fillor dhe atë të mesëm i kam përfunduar në shkollën për të verbër në Pejë. Unë kam studiuar në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik për arsye se unë sportin e dua shumë e futbollin në veçanti. Vendosa që të studioj gazetarinë sepse kisha shumë informacione për sportin dhe dëshiroja ta ushtrojë këtë profesion në mënyrë që ta bëjë edhe punë edhe qef”, tregon Shqiproni.
Shqiproni ka të kryera shumë trajnime, ndërsa është edhe i licencuar për trajnimin e personave të verbër dhe me shikim të dobët, duke ua mësuar alfabetin e Brajit.
“Këto janë disa prej certifikatave që i kam marrë gjatë punës me organizata të huaja. Kjo është njëra prej Ambasadës së Çekisë, që jam i licencuar si njëri prej pak personave që kanë leje të mbajnë trajtim për personat që nuk kanë mundur ta mësojnë alfabetin e Brajit. Këto të tjerat janë prej USAID-it”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët