LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me rritje ekonomike 4.5%, më e larta që prej vitit 2011

Shqipëria me rritje ekonomike 4.5%, më e larta që prej vitit 2011

Rritja ekonomike e 3-mujorit të tretë në Shqipëri është 4.5%, më e larta e një tremujorit që prej vitit 2011.

Kryeministri Edi Rama e veçoi këtë fakt në fillim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me mediet, duke theksuar se janë dy lajmet e mira që vijnë në këtë fundviti, por që janë anashkaluar nga atmosfera që solli protesta e studentëve.

Përveç rritjes ekonomike, edhe konsumi final i popullatës është rritur me afro 4% krahasuar me një vit më parë.


Kryeministri vuri në dukje se në 5 vitet e fundit ka pasur një rritje të vazhdueshme të konsumit final të popullatës, duke bërë që që prej vitit 2013 të ketë një rritje mesatare prej 3.7%.

“Janë fakte që mbeten kokëforta pavarësisht se tërësia e fakteve në kohën që jetojmë mbeten në sfond, ndërsa rolin kyç në komunikimin me publikun e zënë lajmet e rreme. Janë fakte kokëforta që flasin për fuqinë blerëse të rritur dhe për të vërtetën që shqiptarët jetojnë sot më mirë se dje, dhe padyshim nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan të jetojnë”, theksoi kryeministri.

Ajo që është më e rëndësishme, sipas kryeministri, është që bëhet fjalë për një rritje ekonomike cilësore, pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit dhe investimeve, një rritje e shëndetshme. “Kjo rritje ekonomike flet për një ekonomi shumë më konkurruese sesa një vit më parë”, tha kryeministri Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori