Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se nesër do të prezantohet paketa e plotë për të përballuar krizën energjetike që ka prekur jo vetëm vendin tonë por edhe shtete të tjera të Evropës.
Ajo theksoi se do të ketë masa drastike, ndërsa do të jepen detaje në lidhje me fashën orare.
“Nuk më rezulton që të ketë masa për ndërprerje pas orës 22:00 se do të ishte emergjente, pas orës 22 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. Aplikimi i ndriçimit publik njësive nga ora 16:00 deri orës 22:00. Pas atij momenti fiken deri të nesërmen 4 pasdite, e ka aplikuar Gjermania. Nesër do prezantojmë paketën e energjisë, edhe fashën, edhe masa drastike, disa janë marrë si praktika nga shtete disa janë konsumizuar. Nesër në orën 9:00 do të prezantojmë të gjithë paketën”, tha ministrja.
Kriza energjetike globale me çmime të shtrenjtuara të blerjes në import dhe mungesë së reshjeve për të siguruar energjinë në vend ka bërë që qeveria të zgjasë gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Ministria e Energjisë ka lajmëruar tashmë për vendosjen e një tavani dhe se kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.
Kursimi i energjisë dhe përdorimi sa më eficient i saj është apeli që po bëhet vazhdimisht nga autoritetet për shkak të krizës së energjisë dhe çmimeve të larta të blerjes së saj në import. Këto të fundit kanë arritur në shifra stratosferike në bursat ndërkombëtare në fund të gushtit duke kapërcyer 1,000 euro për Mwh.
INSTAT raporton se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, si familjarët ashtu edhe bizneset është ulur duke shfaqur shenja kursimi.
Shqipëria ka importuar 664GWh energji vetëm tremujorin e dytë të vitit, gati dyfish më shumë se krahasuar me një vit më parë, duke pasqyruar edhe situatën e vështirë në sektorin energjetik.
Janë këto të dhënat e Institutit të Statistikave, sipas të cilave nga ana tjetër eksporti i energjisë është përgjysmuar kundrejt të njëjtin tremujor të vitit që lamë pas, duke bërë që shkëmbimi i energjisë të shënojë vlera negative.
Gjatë periudhës prill-qershor mungesa e reshjeve ka bërë që prodhimi vendas i energjisë elektrike në vend të ulet me gati 40 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame